Mimi Kodheli socialistëve të Lezhës: Punoni, ose i gjejmë votat dhe pa ju. Socialistët braktisin mbledhjen: Për ç’a keni ardh atëherë?

Publikuar tek: politike, më 09:26 21-10-2015 Mimi Kodheli socialistëve të Lezhës: Punoni, ose i gjejmë votat dhe pa ju. Socialistët braktisin mbledhjen: Për ç’a keni ardh atëherë? Tre ministrat ne mbledhjen e asamblese se Lezhes e Lacit, Kodheli, Nikolla, Cani

Socialistët e Laçit dhe Lezhës janë rebeluar të shtunën në mbledhjen e Asamblesë së PS së këtij qarku për mënyrën sesi kanë komunikuar me ta tre ministra të kabinetit Rama, Mimi Kodheli, Shkëlqim Cani dhe Lindita Nikolla. 

Sherri ka qenë motoja kryesore e mbledhjes së asamblesë, ndërkohë që për shkak të gjuhës së përdorur, shumë prej socialistëve që ishin present në sallë, e kanë bojkotuar mbledhjen, raportojnë burime të Newsbomb.al.

E para që është ngritur për të folur ka qenë e ngarkuara për qarkun e Lezhës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Neësbomb.al mëson se zonja Kodheli ka kërkuar llogari nga anëtarët e Asamblesë jo vetëm për rezultatin e zgjedhjeve lokale aty, por edhe faktin se pse nuk po ecën procedura e riorganizimit të partisë. “Nëse nuk punoni për Partinë Socialiste, nuk na bie mendja fare”, ishin pak a shumë fjalët arrogante drejtuar asamblesë, mëson newsbomb.al. “Mund t’i gjejmë votat në Lezhë”, mësohet të ketë thënë ajo.

Kaq ka mjaftuar që anëtarët e asamblesë të rebelohen. “Po për çfarë keni ardhur atëherë këtu me ne për të bërë mbledhje? Ikni andej nga keni ardhur” ishte rebelimi i dukshëm në sallë i disa prej kryetrarëve të organizatave të Laçit, që ishin prezent në këtë mbledhje.

Po të njëjtët kryetarë organizatash që janë rebeluar për fjalën e ministres, janë ngritur dhe e kanë lënë mbledhjen e cila pati momente tensioni të dukshme. Asgjë nuk u diskutua më pas për punësimet e riorganizimin.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi që është ngritur e ka marrë fjalën për të qetësuar socialistët në sallë, duke u munduar të shpjegojë se ka pasur keqkuptim në të kuptuarit e asaj që po ndodhte në Asamble dhe fjalës së ministres. Por, tashmë mbledhja e asamblesë ishte duke u zhvilluar vetëm formalisht, mësojnë burimet e newsbomb.al.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata bombë e Fatmir Xhafajt: 35 përqind e gjyqtarëve kanë mbi 300 mijë euro pasuri, nuk justifikohet
PD, Spaho: Ja si u ndanë milionat e OSHE për miqtë e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.027723073959351
array(1) { ["section"]=> string(135) "mimi-kodheli-socialisteve-te-lezhes-punoni-ose-i-gjejme-votat-dhe-pa-ju-socialistet-braktisin-mbledhjen-per-c-a-keni-ardh-atehere-23621" }