Mimi Kodheli u dërgon një trëndafil të kuq grave ushtarake. Ministrja u thur edhe disa fjali…

Publikuar tek: politike, më 13:07 08-03-2016 Mimi Kodheli u dërgon një trëndafil të kuq grave ushtarake. Ministrja u thur edhe disa fjali…

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes është treguar e kujdeshme këtë 8 Mars për të vlerësuar gratë ushtarake. Ajo  u dërgon një trëndafil të kuq atyre, së bashku me disa fjali të thurura prej saj.

Dhe ja çfarë u shkruan:

“Fjalët që ndava me punonjëset ushtarke dhe civile të MM dhe FA dua t'i ndaj me të gjithë gratë, nënat, motrat e vajzat shqiptare.

Kjo ditë e përbashkët feste për ne gratë, nënat, motrat e vajzat, është më së pari një ditë reflektimi.

Natyrshëm mendja të shkon tek rruga e gjatë e emancipimit tonë, tek sakrificat, energjitë dhe ndonjëherë dhimbjet e kaluara pa zë.

Mendja të shkon tek harmonia në familje, për të cilën aq fort luftojmë, tek shëndeti i atyre që duam dhe tek jeta që kemi dhuruar e mbrojmë, tek dëshira e madhe për një të ardhme më të mirë, tek shpresa që duhet të na vdesë e fundit.

Mendja shkon edhe tek përpjekja jonë e përditshme për të pasur një karrierë të suksesshme e dinjitoze, punë të sigurt dhe respekt për atë çka përfaqësojmë, sidomos kur flitet për një ambient me dominancë “maskile”, siç është vetë ambienti ku ti ke punuar apo ndërkohë punon.

Por, krejt natyrshëm mendja të shkon edhe tek çdo gjë e bukur dhe e gëzueshme me të cilën fati na ka përkëdhelur. Të qenit vajza e prindërve tanë të mrekullueshëm, pse jo edhe mbesat e dashura të gjyshërve, të qenit nënat e fëmijëve të cilët për ne janë arsyeja e ekzistencës sonë, të qenit motrat dhe shoqet, koleget dhe të njohurat e gjithkujt që ka besuar në atë çka përfaqësojmë, por edhe të qenit gratë apo partneret besnike dhe të devotshme të burrave që kemi në krah.

Për të gjitha këto e mbase dhe për shumë arsye të tjera, mendoj se forca dhe pushteti që ne kemi në duar, për ta bërë botën më të sigurt e më të mirë, është i pafund. Një shkrimtare e njohur amerikane, thotë: “Rruga më e zakonshme për njerëzit kur lëshojnë nga pushteti i tyre, është ajo kur ata mendojnë se nuk e kanë fare këtë pushtet”. Pikërisht, pushteti që ne kemi duhet të na shërbejë për të bërë më të mirën. Vetëm kështu çdo ditë e jetës sonë do të jetë një 8 Mars më vete.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama tri tufa me lule: “Njërën për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Pandi s’do ta besonte”
“E.F” kërcënon Eduart Ndocajn: Blushi do digjet, mos u digj edhe ti »
Article Logic
Execution time: 0.1380250453949
array(1) { ["section"]=> string(97) "mimi-kodheli-u-dergon-nje-trendafil-te-kuq-grave-ushtarake-ministrja-u-thur-edhe-disa-fjali-34559" }