Mimi Kodhelit ka kush t’i shkruajë. Ministres i vjen një letër nga britaniku me kërkesën e pazakontë

Publikuar tek: politike, më 11:54 18-02-2016 Mimi Kodhelit ka kush t’i shkruajë. Ministres i vjen një letër nga britaniku me kërkesën e pazakontë

Mimi Kodhelit ka kush t’i shkruajë. Ministres i vjen një letër me kërkesën e pazakontë. Ai që i shkruan është shef policie në pension.

‘’Shkëlqesia juaj,

Jam një britanik që jetoj në Belgjikë, shef policie në pension. Jam shumë i interesuar për Republikën e Shqipërisë dhe veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes. Më pëlqen historia e gjatë e vendit tuaj, kultura e madhe dhe traditat. Jam krenar për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Po ju shkruaj juve zonjë, t'ju uroj për karrierën dhe punën e madhe si ministër i Mbrojtjes.

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë një reputacion të madh në Bashkimin Europian. Ju e meritoni. 

Admiroj gjithashtu punën e madhe të policisë shqiptare.

Shpresoj ta pranoni këtë mesazh mbështetje, nga një ish-oficer policie?

Më lejoni t'u uroj  juve dhe familjes suaj gjithë të mirat në të ardhmen dhe shqiptarëve progres dhe prosperitet.

Shërbëtori juaj i bindur, ’’, i shkruan britaniku-Kodhelit.

Me përshtypje të madhe Kodheli ndan me publikun letrën duke komentuar:

“Shqipëria dhe FA në drejtimin e duhur!

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Policia e Shtetit po shikohen me sy tjetër në Evropë. Shqipëria po shikohet me sy tjetër.

Faleminderit këtij qytetari evropian për fjalët e mira, të cilat na inkurajojnë për të vazhduar në drejtimin e duhur’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: Veliaj fsheh kafenenë dhe restorantin që do ia japë mikut të tij, Kundërpërgjigjet Bashkia: S’do ketë asnjë element privat
Rama shumë i zënë, por gjen kohë të takojë deputetët kosovarë Xhavit Halitin dhe Ilir Dedën »
Article Logic
Execution time: 0.053661823272705
array(1) { ["section"]=> string(105) "mimi-kodhelit-ka-kush-t-i-shkruaje-ministres-i-vjen-nje-leter-nga-britaniku-me-kerkesen-e-pazakonte-32906" }