Mimoza Hafizi: E gatshme të angazhohem në një parti të re

Publikuar tek: politike, më 22:40 20-04-2016 Mimoza Hafizi: E gatshme të angazhohem në një parti të re

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka zbardhur në Ora News bisedën e zhvilluar me përfaqësues të partive të majta evropiane.

Ajo theksoi se takimi ishte bërë me kërkesë të tyre të posaçme përpara se të mbërrinin në Shqipëri dhe në fund siç theksoi Hafizi mesazhi ishte i qartë prej tyre: Mos u ndalni!

“Ka një javë që na është kërkuar ky takim. Është propozuar nga ana e delegacionit. Në dijeninë time kanë pasur një vizitë njëditore dhe kishin parashikuar një takim me atë grupim brenda Partisë Socialiste. Ne na vlerësuan si një grup që po mbajmë gjallë debatin brenda Partisë Socialiste dhe partive politike në Shqipëri. Ky ishte një delegacion i një forumi të rëndësishëm të partive të majta”, theksoi ajo.

“U vlerësua fakti që ka një debat të hapur. Unë isha përfaqësuesja. Bëra një shpjegime të gjithçkaje çfarë ka ndodhur, duke shpjeguar se jemi përpjekur të respektojmë normat dhe cili ka qenë qëndrimi i atyre përballë nesh. U kërkova që të bëjnë presion brenda kupolës së Partisë Socialiste për këtë kërkesë të thjeshtë.

Nga ana e delegacionit pati pyetje. Ata me siguri janë të informuar dhe janë të çuditur se si mund të ndodhin brenda një partie evropiane praktika të tilla, gjë që u shpreh qartas gjatë takimit. Në fund të takimit, ishte ajo shprehja që më gëzoi shumë; mos hiqni dorë nga kjo betejë!”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës në edicionin e lajmeve, zonja Hafizi deklaroi se është e gatshme të angazhohet në një parti të re nëse do të kishte, por shtoi se kjo është paksa e vështirë në kushtet aktuale.

Duke u ndalur tek çështja e kërkesës për hapjen e kutive të referendumit, deputetja Hagizi tha se dyshonte se do të kishte një përgjigje.

“Nuk ka patur ende përgjigje dhe dyshoj nëse do të ketë një përgjigje. Edhe para tre javësh i kemi dërguar një kërkesë Komisionit të Garancive Statutore dhe nuk kemi marrë përgjigje. Nëse do të funksiononte sipas normave të partisë, ai komision duhet ta anulonte këtë referendum në shkelje flagrante të normave të Partisë Socialiste. Ky komision as nuk u mblodh, as nuk e vuri ujin në zjarr, një arrogancë flagrante dhe ekstreme”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Ai druheni faktit se mund të keni një përjashtim eventual?

Hafizi: Për t’u druajtur s’i druhem fare sepse nuk e kam kushtëzuar qëndrimin në Partinë Socialiste me asnjë shkelje të lirisë personale dhe as shkeljes së normave themelore të bashkëjetesës, shkeljen e dinjitetit as timin as të dikujt tjetër. Këtu nuk ka fare droje! Do të më kishte gëzuar fakti nëse gjithë kjo betejë të kishte një impakt brenda Partisë Socialiste, të kishim një shpresë se kjo parti të ishte e socialistëve dhe jo një parti personale e një njeriu ose një grupi njerëzish.

Gazetari: Mendoni se ka një impakt?

Hafizi: Deri më tani shenjat janë negative. Sa më shumë e kemi rritur presionin, aq më tepër arrogancë kemi ndeshur nga ana tjetër. Situata nuk është aq optimiste.

Gazetari: Të shtunën zhvillohet mbledhja e Asamblesë për strukturat e saj.

Hafizi: Unë do të kisha dashur të dija rendin e ditës së Asamblesë siç na është dhënë gjithmonë. Unë dua të di nëse ka vetëm zgjedhje, apo edhe debat. Të parashtrojmë disa kërkesa, apo do të shkojmë thjesht për të votuar. Kur duam ta dimë rendin e ditës? Në momentin e fundit?

Gazetari: A ka shpresë Partisë Socialiste apo mos po synohet një parti e re e majtë, e formuar nga elementë me shumë zë në Partinë Socialiste?

Hafizi: Këtë nuk mund ta parashikoj dhe nuk mund të nis me paragjykime. Në këtë periudhë 4 mujore e kemi shpenzuar me bazën për të marrë opinionin e tyre.

Gazetari: Nëse qytetarët do ta kërkojnë një forcë të re politike?

Hafizi: Unë e di që është një forcë kolosale, e di që nuk është e kollajshme në kontekstin shqiptar, unë për vete do të isha gati të angazhohesha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama kryen sulm kibernetik ndaj 15 portaleve shqiptare
‘’Për Gaten, çobanin e lopëve nga Lazarati Rama foli sikur kish kap Eskobarin. Për Al Kaponen e vërtetë shqiptar nuk ia mbajti b*tha t’i përmendte as emrin’’ »
Article Logic
Execution time: 0.0045239925384521
array(1) { ["section"]=> string(62) "mimoza-hafizi-e-gatshme-te-angazhohem-ne-nje-parti-te-re-38208" }