Mimoza Hafizi: KGS nuk interpretoi mandatin e Ramës, afati thjesht matematikor

Publikuar tek: politike, më 17:32 08-03-2016 Mimoza Hafizi: KGS nuk interpretoi mandatin e Ramës, afati thjesht matematikor

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka reaguar në “Facebook” pas mbledhjes së Komisionit të Garancive Statutore duke theksuar se KGS ka njohur shkeljet, por nuk i ka përmendur të gjithë shkelësit. Sipas KGS, fajin për mosmbledhjen e Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare të PS-së, nuk e ka kryetari, por anëtarët e Asamblesë.

Sa i përket interpretimit për mandatin e kryetarit Edi Rama, komisioni ka deklaruar se nuk ka nevojë për interpretim.

Reagimi i plotë i Mimoza Hafizit:

Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 anëtarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste. Duke falenderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias.

KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rresht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë anëtarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve.

Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë, por për këtë duhen firmat e 30 mijë socialistëve!

KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor!

KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “E.F” kërcënon Eduart Ndocajn: Blushi do digjet, mos u digj edhe ti
Basha takon zyrtarin italian: PD e qartë për reformën në drejtësi, të bazohet te “Venecia” »
Article Logic
Execution time: 0.020017862319946
array(1) { ["section"]=> string(82) "mimoza-hafizi-kgs-nuk-interpretoi-mandatin-e-rames-afati-thjesht-matematikor-34580" }