Minatori plagoset në punë, niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:32 12-06-2017 Minatori plagoset në punë, niset me helikopter drejt Tiranës FOTO ILUSTRUESE

Një person ka mbetur i plagosur sot në minierën e Bulqizës.

Sipas policisë rreth orës 15.40 një shtetas i dëmtuar në minierë është paraqitur në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tej se çfarë ka ndodhur.

Policia ka konstatuar se  jashtë ambjentit të minierës së kromit,  në fushën ku grumbullohet minerali, në zonën D, kamionçina që transporton mineralin nga ambjentet e brendshme të minierës në ambjentet e jashtme në pjacale të minierës, gjatë shkarkimit, kamionçinës i është  shkëputur krikua që çon  kazanin e kamjonçinës ku për pasojë minerali i ngarkuar ka rënë duke i  dëmtuar këmbën shtetasit H.A, rreth 31 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, (shoferi i kamionit të madh që priste për tu ngarkuar me mineral).”

Shtetasi H.A, pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me Helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdhi në mënyrë klandestine për të përcjell të atin në banesën e fundit, arrestohet në kufij me Kroacinë Ballist Morina
Ministria e Drejtësisë i kundërpërgjigjet zyrtares së pezulluar: Urdhri i ministrit vijon të jetë në fuqi »
Article Logic
Execution time: 0.031484842300415
array(1) { ["section"]=> string(65) "minatori-plagoset-ne-pune-niset-me-helikopter-drejt-tiranes-82199" }