Ministrat Bushati, Klosi dhe Kumbaro ‘viktimat’ e radhës së Organizatës Politike, aktivistja në sallë i lë pa fjalë

Publikuar tek: politike, më 15:24 01-12-2016

Ministrat Ditmir Bushati, Blendi Klosi dhe Mirela Kumbaro kanë qenë ata që janë përballur kësaj here me aktivistët e Organizatës Politike gjatë takimit që po zhvillonin me disa të rinj.

Kësaj here, aktivistja Albina Ruko, ndryshe nga kolegia Mirela, nuk ka preferuar t’u derdhë salcë në kokë, por t’i bëjë një pyetje që ministrat nuk kanë ditur t’i përgjigjen.

Ruko ka pyetur ministrat se çfarë strategjie kishte qeveria për të rinj si Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në fabrikën e përpunimit të mbetjeve në Sharrë.

Bushati, Klosi dhe Kumbaro kanë ulur kokën dhe nuk i janë përgjigjur dot pyetjes së aktivistes.

Reagimi i Organizatës Politike:

Në njërin nga takimet e shumtë propagandistikë të qeverisë, ishin të ftuar për të folur për rininë ministrat Blendi Klosi, Mirela Kumbaro dhe Ditmir Bushati. Pyetjet ishin të parapërgatitura për t’u lexuar nga “të rinjtë e interesuar” të forumit partiak që në shumicë mbushnin sallën. Pyetje sesi e kalonin kohën e lirë, çfarë këshillash mund të jepnin për një karrierë të suksesshme, etj.

Ministrat u gjendën të papërgatitur dhe u vunë në siklet nga pyetja e aktivistes së Organizatës Politike, Albina Ruko, e cila i pyeti se çfarë planesh kishin për të rinj si Ardit Gjoklaj, të cilin pushteti i tyre e vrau mizorisht mbi një mal mbeturinash në Sharrë. Ata heshtën dhe e devijuan bisedën drejt pyetjeve limonatë të forumistëve të tyre.

Por sado që t’i shmangen të vërtetës, Arditi kërkon drejtësi!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “O injorant, o padije, mos më shif ashtu! Emrin s’mund ta kishe ndryshe”, Berisha merr Ipad-in dhe lexon për vlonjatët, delvinjotët e sarandiotët
Ahmetaj: PD la një shtet të falimentuar. Buxheti i ri është buxheti i reformave madhore »
Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309
array(1) { ["section"]=> string(117) "ministrat-bushati-klosi-dhe-kumbaro-viktimat-e-radhes-se-organizates-politike-aktivistja-ne-salle-i-le-pa-fjale-61259" }