Ministrat Bushati, Tahiri, Klosi kundër Ramës: Pse të shqyrtojme shtyrjen e kongresit? Do dëgjojmë Koçon tani?

Publikuar tek: politike, më 15:15 20-10-2015 Ministrat Bushati, Tahiri, Klosi kundër Ramës: Pse të shqyrtojme shtyrjen e kongresit? Do dëgjojmë Koçon tani? Edi Rama ne nje takim pune ne seline e PS pak kohe me pare

Të premten do të zhvillohet një mbledhje e zgjeruar e deputeteve politikë në qarqe, dhe Edi Rama ka kerkuar qe po te premten, të merret ne shqyrtim kërkesa e deputetit te PS qe mbulon jugun Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit. Deklaratën e ka berë Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit te punes per organizimin e kongresit, mbledhja qe vjen pas nje sherri te ndodhur te shtunen në Seline e PS, per ketë çeshtje.

Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme grupin e punës që merret me procesin e zgjedhjeve në parti, por edhe për anëtarësimet e reja, të vendosura si qëllim nga Asambleja e fundit e kësaj partie për të qenë 150 mijë të tilla për partinë më të madhe të qeverisë. 

Paraditen e sotme në mbledhjen e përjavshme, anëtarët e këtij grupi, Gramoz Ruçi, Niko Peleshi, Sajmir Tahiri, Koço Kokëdhima, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Erjon Veliaj, Dritan Leli, Vangjush Dako, Blendi KlosiTaulant Balla etj, u mblodhën në selinë rozë për të diskutuar mbi ecurinë e kësaj jave.

Sipas burimeve të Newsbomb.al, pasi Edi Rama ka vendosur që kërkesa e Koços të shqyrtohet të premten, i ka kërkuar Gramoz Ruçit të shprehet nëse do të kishte diçka për të thënë. "Ç'të them unë, ti dhe Koço i thatë të gjitha" iu kthye Ruçi - Ramës jo pa ironi, aq më tepër që dihet se Ruçi eshtë kundër shtyrjes dhe shkeljes së vendimit të Asamblesë. 

Por në krah të sekretarit të përgjithshëm kanë dalë edhe disa prej ministrave që kane mbetur të pakënaqur me vendimin e Ramës për të shqyrtuar kërkesën e Koço Kokëdhimës për shtyrjen e punimeve të Kongresit. Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri e Blendi Klosi, njëzëri i kanë thënë kryeministrit: E ç'është kjo punë? Tani duhet të bëjmë atë që thotë Koço?, mësojnë burimet e newsbomb.al.

Rama nuk ka folur fare ne fund të takimit për ti dhënë fund hamendimeve të ministrave të tij. Ka caktuar të premten datën e bërjes së mbledhjes, i pakundërshtuar nga askush. 

E ka shfrytëzuar këtë takim edhe deputeti i PS, dhe i deleguari për qarkun e jugut Koço Kokedhima, për të sqaruar pozicionin e tij. "Unë kam punuar shumë në zonë. Edhe pa modesti mund të them se jam ndoshta ndër më punëtorët në PS për organizimin dhe zgjedhjet në struktura. Dhe po them se koha nuk mjafton" është shprehur deputeti Kokëdhima, thanë burimet për newsbomb.al. 

Asambleja ka vendosur që fundi i janarit të jetë data kur PS të zhvillojë kongresin e vet. Por burime nga mbledhja thanë për Newsbomb.al, se në takimin e sotëm ka pasur edhe kërkesa për shtyrjen e kongresit, me argumentin se të deleguarit dhe grupet që kanë zbritur në terren, për të bërë zgjedhje në organizatat e partisë, në asambletë e rretheve, apo edhe për kryetarët, nuk do të mundin që në harkun e tre muajve të përfundojnë të gjithë procesin.

Nuk dihet nëse grupi i punës do të dalë në konkluzionin e shtyrjes së kongresit, por vështirësia po qëndron në kartelizimin dhe anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Ndërkaq, një tjetër grup pune është duke u marrë me ndryshimet statutore që do të propozohen në kongres. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si refuzoi qeveria shqiptare të çonte në Francë ne 1969 motrën dhe nënën e Nënë Terezës. Zbardhet letërkëmbimi
Rama lajmëron hetim penal me ndërkombëtarë për Berishën: Me CEZ marrëveshja në kulisa. Këta kujtojnë se shqiptarët janë miza »
Article Logic
Execution time: 0.025089979171753
array(1) { ["section"]=> string(111) "ministrat-bushati-tahiri-klosi-kunder-rames-pse-te-shqyrtojme-shtyrjen-e-kongresit-do-degjojme-kocon-tani-23541" }