Ministrat e Ballkanit bojkotojnë konferencën e SEECP në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:20 20-02-2015 Ministrat e Ballkanit bojkotojnë konferencën e SEECP në Tiranë

Më datë 23 dhe 24 shkurt do të zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale e SEECP, e cila mbledh të gjitha vendet e Europës Juglindore për të diskutuar rreth bashkëpunimit midis shteteve dhe problematikave që ekzistojnë në rajon.

Gazeta kosovare “Lajmi” ka publikuar listën e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit që kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë konferencë. SEECP organizohet çdo vit në kryeqytetet e vendeve të Europës Juglindore dhe pjesëmarrja e lidërve në këtë konferenc varet shumë nga raportet e vendeve me njëra tjetrën.

Ajo që bie në sy kur lexon emrat në listën e publikuar, vihet re një përfaqësim në nivel të ulët të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të jenë të pranishëm në Tiranë.

Serbia, Kroacia dhe Sllovenia do përfaqësohen në Tiranë me Sekretarët e Shtetit pranë ministrisë së Jashtme, ashtu si edhe Rumania, ndërsa në listë nuk figuron asnjë përfaqësues i Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Gjithsesi, sa i përket vendeve fqinje ato do të jenë të përfaqësuara në rang ministrash. Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi do të përfaqësohen me ministrat e Jashtëm, ndërsa Greqia me ministrin për Çështjet Europiane. Ministri i Rinisë dhe Sporteve do të përfaqësoje Turqinë, ndërsa Austria dhe Moldavia nga zëvendësministrat e Jashtëm.

Lista e pjesëmarrësve në konferencën e SEECP-së:

Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë,

Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës,

Igor Lukshiq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Malit të Zi,

Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë,

Akif Cagatay Kiliç, Ministër për Rini dhe Sport i Turqisë,

Nikolaos Chountis, Ministër për Çështje Evropiane i Greqisë,

Iulian Groza, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Moldavisë,

Dragoljub Bencina, Sekretar i Shtetit në MPJ e Sllovenisë,

Roksanda Nincic, Sekretare e Shtetit në MPJ e Serbisë,

George Ciamba, Sekretare e Shtetit në MPJ e Rumanisë,

Zeljko Kupresak, Sekretar i Shtetit në MPJ e Kroacisë,

Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të KE-së në Tiranë,

Zanda Lukasevica, Sekretare e Shtetit për Politikë të Jashtme e Lituanisë,

Michael Linahrt, Zëvendësministër i Jashtëm i Austrisë,

Goran Svilanoviq, Sekretar Gjeneral i RÇ’së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video/ Historia e marrëdhënieve të tensionuara të Ramës me gazetarët
Ekskluzive/ Publikohet posteri i fushatës së Veliajt: Drejtimi i duhur për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.017886161804199
array(1) { ["section"]=> string(67) "ministrat-e-ballkanit-bojkotojne-konferencen-e-seecp-ne-tirane-3983" }