Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, përgatiten për Parisin

Publikuar tek: politike, më 16:19 28-03-2016 Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës, përgatiten për Parisin

Në vijim të Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Vjenë, më datë 27 gusht 2015, dhe në përgatitje të Samitit që do të mbahet në Paris në korrik 2016, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se do të organizojë në Durrës, më 30-31 mars 2016, takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu Komisioneri i BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn, Sekretari i Përgjithshëm të RÇ, Svilanovic, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretari i Shtetit, z. Harlem Desir dhe Nën-sekretari italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuar nderi.

Ky Ministerial do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë lidhur me përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Paris në muajin korrik të këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha me megafon nga Drejtoria e Policisë: Pranvera e demokracisë po afron, Rama nuk e ndalon dot
Procedim penal për Gent Strazimirin, deputeti akuzohet për “armëmbatje pa leje” »
Article Logic
Execution time: 0.023291826248169
array(1) { ["section"]=> string(91) "ministrat-e-jashtem-te-ballkanit-perendimor-mblidhen-ne-durres-pergatiten-per-parisin-36229" }