Ministri Ahmetaj del në konferencë live dhe merr një vendim të rëndësishëm për bizneset e mëdha

Publikuar tek: ekonomi, më 10:22 07-12-2017 Ministri Ahmetaj del në konferencë live dhe merr një vendim të rëndësishëm për bizneset e mëdha

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u jep një urdhër të prerë kompanive të mëdha të biznesit në vend, në kuadër të aksionit kundër informalitetit.

Sipas Ahmetaj, tani e tutje bizneseve do u njihet vetëm një bilanc, pasi sipas tij deri tani kanë operuar me dy të tillë, një  tatime dhe një në bankat tregtare, për qëllime kredimarrje.

“Kompanitë e mëdha vazhdojnë të jenë ende me dy balance, një në tatime dhe një në bankat tregtare, për qëllime kredimarrje. Kompanive do tu njihet vetëm bilanci. Kryeministri Rama e ka artikuluar si masë këto ditë dhe ne po e avanacojmë nga Banka e Shqipërisë në ditët në vijim. Dy aspekte që doja ti theksoja. Ulja e nivelit të kredive me probleme, që u trajtua gjatë mandatit të parë. Grupi mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë hartoi strategji për reduktimin e kredive me probleme, një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Niveli i kredive me propbleme është 14.4 %, 10% më i ulët se vitio 2013. Për këtë banka e Shqipërisë meriton një falenderim për punën. Aktiviteti kreditues ka një gjallërim, ende modest. Me qëllim frenimi i fenomenit të kredive të këqija, kemi avancuar këtë nismë. Në fokus të nismës është edhe biznesi i madh, duke bërë skanim të fenomeneve, sidomos të bilanceve fiktive. Deklarimi i pagave që nuk reflektojnë realitetin në raport me tregun e punës, duke sjellë deformime të shumëfishta. Kjo nisëm kundër informalitetit është në favor të përmirësimit të ekonomisë, ku përfiton sipërmarrja dhe qytetarët”, u shpreh Ahmetaj në deklaratën për mediat, bashkë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. 

Më shumë në këtë kategori: « Kodi i ri doganor, ç'do ndodhë këtë muaj me garancitë bankare
»
Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592
array(1) { ["section"]=> string(102) "ministri-ahmetaj-del-ne-konference-live-dhe-merr-nje-vendim-te-rendesishem-per-bizneset-e-medha-102260" }