Ministri Ahmetaj merr një vendim të prerë për biznesin e madh: Nga janari askush nuk do të lejohet më!

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 05-12-2017 Ministri Ahmetaj merr një vendim të prerë për biznesin e madh: Nga janari askush nuk do të lejohet më!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se nga viti i ardhshëm biznesi i madh nuk do të lejohet të abuzohet me deklarimet e kontributeve të punonjësve të tyre.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Politikat në mjedisin e punës”, Ahmetaj tha se për këtë çështje do të zhvillojë një takim të posaçëm me kryeministrin Rama dhe për të nisur një aksion anti-informaliteti.

“Do zhvillojmë së shpejti bashkë me kryeministrin dhe biznesin e madh që të korrektojnë dhe të nxjerrin në dritë bilancet e tyre e për të patur dinjitet në pagesën e deklarimit të kontributeve ndaj shtetit. Në 2018-ën nuk do të lejohet më kjo gjë, ndaj bëj thirrje kolektive për të ndryshuar taktikë. Nuk mund të deklarohet një inxhinier me pagë minimale”, u shpreh ministri Ahmetaj, ndër të tjera.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01677417755127
array(1) { ["section"]=> string(107) "ministri-ahmetaj-merr-nje-vendim-te-prere-per-biznesin-e-madh-nga-janari-askush-nuk-do-te-lejohet-me-102022" }