Ministri Ahmetaj zbardh çfarë u fol në takimin qeveritar Rama-Meta te "Vila 30"

Publikuar tek: politike, më 11:59 06-11-2015 Ministri Ahmetaj zbardh çfarë u fol në takimin qeveritar Rama-Meta te Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zbardhur atë çfarë është folur në takimin te "Vila  30" që ka zgjatur për më shumë se një orë mes dy aleatëve qeveritarë ku ishin të pranishëm dy liderat Rama-Meta, ministrat e kabinetit nga të dyja kampet si dhe krerët e grupeve parlamentare Ruçi e Vasili.

I pari që është larguar nga takimi ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sakaq, Ahmetaj është i vetmi që ka folur për mediat lidhur me atë çfarë u tha në këtë takim duke zbuluar se nuk do të ketë rritje taksash por ulje të tyre.

“U fol për gjendjen ekonomike dhe u rakordua për politikat buxhetore fiunanciare që aleanca do ndërmarrë në vitin 2016. Të gjitha propozimet janë të rakorduara dhe ka një qëndrim unik për atë që do bëjmë me ekonominë. Nuk ka taksa të rritura. Taksat do të ulen, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe turizmit”, tha Ahmetaj.

Lexo edheRama-Meta takim prej më shumë se një orë në vilën qeveritare

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033601045608521
array(1) { ["section"]=> string(83) "ministri-ahmetaj-zbardh-cfare-u-fol-ne-takimin-qeveritar-rama-meta-te-vila-30-24798" }