Ministri belg Reynders takohet me Metën, Ramën dhe Bashën

Publikuar tek: politike, më 18:26 17-02-2015 Ministri belg Reynders takohet me Metën, Ramën dhe Bashën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takims Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës Didier Reynders me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe ndanë bindjen për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Belgjikës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe veçanërisht për miratimin e statusit të vendit kandidat për në BE.

Reynders shprehu gatishmërinë e Belgjikës për të mbështetur përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë duke nënvizuar rëndësinë e përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm belg është takuar gjithashtu në takime të veçanta me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Rama dhe Basha kanë vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që jep Belgjika për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me Reynders, kreu i PD-së Basha ka shprehur shqetësimin e tij për procesin e ngadaltë të dekriminalizimit të Kuvendit, marrëveshje e firmosur nga të dyja palët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ mblidhet nesër, priten debate për hartimin e listës së zgjedhësve
Kryebashkiaku i Shkodrës, ja kush janë tre zonjat që përfliten »
Article Logic
Execution time: 0.058526039123535
array(1) { ["section"]=> string(61) "ministri-belg-reynders-takohet-me-meten-ramen-dhe-bashen-3670" }