Ministri Cani: Crown Agents do të iki, në Dogana ka kontrabandë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:45 27-01-2016 Ministri Cani: Crown Agents do të iki, në Dogana ka kontrabandë

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha në “Ekopolitikë” në Ora News se administrimi i TVSH nuk mund të bëhet nga vetë qeveria pasi ka mungesë të teknologjisë.

Cani tha se ka probleme me TVSH dhe ka evazion dhe për ta luftuar duhet teknologji.

Kreu i Financave duke sjellë shembuj konkretë tha se ekzistojnë dy elementë që administrimi i TVSH nuk mund të bëhet vetë; e para nuk ka para dhe e dyta është mungesa e trurit.

Në lidhje me kontratën e Rapiscan, Cani tha se nga negociata me këtë kompani u parashikua që të kursehej 200 mln euro.

Cani tha se kompania Crown Agents vitin tjetër do të iki, ndërsa u shpreh i pakënaqur me punën e doganave, pasi ka kontrabandë.

Pjesë nga intervista

Pse zgjodhët një partneritet me një kompani private për të ndërtuar dhe për të administruar TVSH?

Cani: Në një pyetësor të bërë nga një isntitucion ndërkombëtar biznesi, sesi e ndjejnë ata janë të pajisur si janë të pajisur tatimet dhe doganat me teknologji. E besoni se ata i japing supozojmë vetëm 20% dhe 80% e quajnë të papajisur dhe kështu është realiteti. Ne kemi investuar pak në teknologji. Na duhët një tekenologji për të mbledhur TVSH. Përderisa jemi keq në teknologji dhe gjithçka e bazojmë në punën e krahut, që do të thotë mbi ata kolegët e mi taksidarë, sepse ka nga ata që e meritojnë taksidarë, kur nuk sillen sic duhen. Ata taksidarë do të kenë atë sjellje, do të kenë atë rezultante që kemi ankesat.

Pse nuk i hiqni ata nga puna?

Cani: Janë hequr masivisht, janë hequr aq masivisht sa ne n aka mbetur problem plotësimi i vendeve të punës dhe konkurimi për të ardhur në vendet e punës. Ne nuk duhet të bazohemi vetëm te ky mjet i ashpër i largimit.

Pse nuk e ndërtoni vetë sistemin e administrimit të TVSH?

Cani: Parë nga  këndvështrimi një problem pse nuk bëhët një gjë është se mungojnë paratë. Por ka edhe një problem të dytë. Nuk është vetëm mungesa e parasë, por është edhe mungesa e trurit, që të blesh një pajisje si do ti duhet të kesh një ekip të trajnuar që të të hartojë terma reference të tilla që i përkasin të ardhmes dhe që e kuptojnë se cfarë është një platformë e kombinuar sic është kjo. Vec kësaj problem në Shqipëri për platforma të këtij lloji e përdorin këtë metodë, problem është mirëmbajtja e tyre dhe përshtatja e programeve. Nëse ti e ke të vështirë me këtë pagë dhe këta punonjës që të përgjigjen ty për atë pagë, doemos që do kërkosh burim të jashtëm. Janë të pakta sistemet në ministrinë e Financave, por unë besoj në të gjithë ministritë e tjerë të cilat ose kërkojnë mirëmbajtje nga burimi i jashtëm, qoftë jashtë vendit apo brenda vendit qoftë përshtatja e tyre.

Sot sistemi i deklarimit të taksave janë austriakët ende në mirëmbajtje kemi kontratë, edhe sistemi i Thesarit.

Cështja është tek paratë. Sistemi është i domosdoshëm. Edhe TVSH ka problemet e veta.

TVSH është 130-140 mld lekë, është taksa kryesore në Shqipëri që zë gati gjysmën e nivelit të taksave. TVSH ka një problem të parë. Kur hyn një në doganë është e sigurtë, tentative e gjithëkujt për ta raportuar me çmim sa më të ulët. Po u raportua hyra në doganëe një malli  me  një cmim sa më të vogël TVSH që do merret është më e vogël. Nëse kështu sic e kemi ne sistemin nuk e ndjekim dot, nuk e gjurmojmë dot. Kemi 1 mijë punonjës në tatime janë 130 mijë biznese, ne nuk e ndjekim dot hap pas hapi.

Nëse ne hyjmë në doganë dhe fusim të njëjtin mall, ujin dhe ti e raproton me 1 dollar dhe unë me 5 dollarë saç është çmimi real, e kuptoni se çfarë më bëni ju mua, më shkatërroni. Ndërkohë që unë jam biznes i ndershëm dhe ne më shumë na dhemb kjo pjesë sesa sa janë të ardhurat. Është humbje e madhe e biznesit të ndershëm dhe ne duhet të mbrojmë atë që është biznesi i ndershëm. Kjo është cështje madhore dhe ne duhet ta zgjidhim ketë cëshjte. 1 në 2 biznese godasin njëra-tjetrën.

Si do funksionojë?

Cani: Që kur hyn malli në doganë apo që kur prodhohet ne kemi një evident, që ky mall u fut me një dollar apo u ble me një dollar. Gjurmohet mallë kudo që është dhe me cfarë fature shitet, pra

1-kemi një gjurmim të mallit.

2-Bëhet fatura elektronike,

3-unë marr të dhënat në kohë reale

Janë marrë parasysh kundërshtimet që janë në raprotin e ekspertëve?

Cani: Garantoj me 100% se ky projekt është analizuar nga një grup pune siç e kërkon ligji.

Reagova për dy cështje madhore:

1-kush tha, ku lexohet që kjo kompani, ose fituesi i tenderit ndërkombëtar do të mbledhë TVSH. Nuk është thënë gjëkundi, e thashë edhe në Kuvend po e përsëris se ka një keqinformim. Nuk e mbledh TVSH, do ta mbledhë administrata. Kjo pajisje do ti bëjë ti mbledhë që nga zyra.

2-Nuk është antikushtetuese edhe po të mblidhej. Sot TVSH e mbledhin të gjithë shitësit. TVSH mblidhet te konsumatori final.

Kjo ishte një çështje e zgjidhur dhe nuk e di pse harxhojmë energji. Ne si ministri nuk jemi kujdesur sac duhet për fitimin e shtetit për pjesën e shtetit që duhet të marrë.

Cfarë ndikim ka tek biznesi?

Cani: Ka ndikim tek biznesi, ndikimi i parë është që do jetë pa kosto kjo fi që jemi mësuar të paguajë biznesi, fi si për Rapiscan…

Administrimi i TVSH, Cani: E kemi diskutuar edhe me FMN

E keni diskutuar me FMN?

Cani: FMN ka cështje parimore që diskuton me Shqipërinë, por ne kemi diskutuar si do të bëhet për rastet kur këto mënyra të të punuarit që poi  quajmë ose koncesioni, për rastin konkretë është partneriteti public privat, kur ka influencë në buxhet. E gjithë çështja është sa do të përfshit në buxhet, për arsye se jo gjithnjë, gjithçka përfshihet në buxhet dhe jo gjithnjë, gjithçka shkon sic parashikohet.

Parimisht kanë rënë dakord?

Cani: Këto janë vendimarrje të qeverisë dhe asnjë institucion ndërkombëtar nuk mund të hyjë.  Ne kemi jemi të interesuar për të marrë një mendim alternative.

Në termat tona të referencës kemi shkruajtur kështu: Platforma nuk duhet të kushtojë më shumë se 10 mln euro. Pra nëse ata që do vijnë të futen në tender do ta ulin vlerën, nuk mund ta ngrenë vlerën. Kush e menaxhon këtë sistem me vlerë më të vogël përsëri është fitues.

11% të TVSH ne mbi bazën e një llogaritje kanë vlerësuar se 11% të TVSH ne e bëjmë vetë pa këtë platformë. Pra duhet të prodhohen të ardhura mbi 11%.

………

Cani: Nga negociata me Rapiscan parashikuam të kursejmë 200 mln euro

Cani: Ne kemi tentuare ta revizionojmë, ta shohim të gjithë kontratën nga fillimi deri në fund. U rrefuzua në mënyrë kategorike. Dhe u dhanë vetëm elementët që mund të negocioheshin, të tjerë elementë nuk negocioheshin dhe ne bëmë të pamundurën, nuk arritëm të negociojmë me elemetë të tjerë jashtë kësaj.

Bie vlera e kontratës aktualisht që janë shqiptarë që ndryshon pronësia?

Cani: Këtë unë jam i sigurt ose jo…Unë them që le ta shohim. E rëndësishme është që të bëhet skanimi dhe skanimi të jetë i standardeve. Nuk e kemi mohuar në Shqipëri. Skanimi duhet për një sërë arsyesh.

Me këto kosto?

Cani: Çështja e kostove u negociua dhe ky ishte elementi që pranoi negociata. Shpresojmë që rrjedha e ngajrjeve të shkojë ashtu si ne e parashikuam, sepse unë nuk mund tju them se çfarë do të ndodhë në 10 vjet. Ne parashikuam që nga kjo negociatë ne të kursejmë deri në 200 mln euro.

Po cilësia?

Cani: Edhe cilësia është e mirë, cilësia e figurës është e mirë. Ne jemi në fazën e rafinimit përfundimtar.  Nuk janë instaluar në të gjitha pikat. Mendojmë që në datën 1 shkurt të përfundojë instalimi në të gjitha pikat dhe të fillojë kontrata nga 1 shkurti nga fillimi për gjithçka. Nuk përjashtojmë as Rapiscanin nga mundësia e mosbërjes së punës siç duhet, por ama në rregulloret tona ne shikojmë cilësinë e punës së Rapiscanit. Potencialisht ne parashikojmë edhe sikur Rapiscani të mos bëjë punë siç duhet, ne duhet të ushtrojmë kontrollet.

Kontrata është harutar nga duar jashtë nesh. Kontrata të cilat shohin shumë mirë, koncesionarin dhe jo autoritetin. Pra shteti është pak i fuqishëm dhe i dobishëm dhe ti kthehet firmës dhe ti thotë ti nuk ke bërë këtë këtë…

Informaliteti, Cani: Kemi 70 mijë të rinj të punësuar, të regjistruar

Keni shifra sa është ulur informaliteti?

Cani: Kjo betejë do të zgjasë. Kemi plane operacionale sesi do të veprojmë. Viti 2015 ishte një vit i një sistemi në front për të realizuar disa objektiva. Objektivi i parë ishte të ulnim numrin e shoqërive tregtare që ishin të paregjistruara ose ishin pafunksion. Kemi një ecuri të mirë të tyre. Janë afër 30 mijë shoqëri tregtare që janë përfshirë në listën e shoqërive aktive tashme. Të rejat që janë futur që janë regjistruar, janë në fashën poshtë 5 mln lekëve.

Sa ka rënë informaliteti?

Cani: Kemi të rinj të punësuar, të regjistruar, se ne këtë marrim, dhe këta janë afërsisht te 70 mijë. Janë shifra që lëvizim, por rëndësi ka që të regjistrohen.

Ne po merremi me dy çështje madhore, një është pasqyra financiare që është një cështje e ndjeshme. Pasqyrat financiare do të na nxjerrin rezultatin dhe e dyta inventarët, të cilat do të na nxjerrin një gjendje reale.

Cani: Jam i pakënaqur nga puna e doganave, ka kontrabandë dhe evazion

Si e vlerësoni ju punën e doganave dhe a jeni i kënaqur nga puna e Croën Agents?

Cani: Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin.

Ne bëmë buxhetin e vitit 2016. Kemi shkruar në relacion: Ne do të realizojmë këtë nivel të ardhurash, por duke meduar që niveli në çmimet e naftës, kromit nuk do të lëvizjë përtej këtij limiti. Në atë kohë mu bë një vërejtje që e mirëprtia, që nuk keni  vlerësim siç duhet të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare etj.

Sot me këtë çmim nafte që jemi, nga 25 lekë që do merrnim ne marrim 20 lekë/l. Është 20% ulje dhe efekti është 3 mld lekë.

Kush është faji i administratës?

Cani: Faji i administratës është: Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5 % pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë. Është e vërtetë, po aq e vërtetë sa importet janë zëvendësuar me prodhim vendas. Pse? Sepse po ra pagesa për energjinë elektrike në shtresat relativisht të varfëra që ishin mësuar pa pagësë, tani 30% do të detyrohen ta riformatojnë dhe do të kujdesen më shumë për ushqimet bazë. Do marrin jo më cigare Marlboro, por do ta marrin të dredhur.

Ka rritje të kontrabandës?

Cani: Ka kontrabandë,ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës.

Cani: Crown Agents nuk do të vazhdojë më vitin tjetër

Roli i Crown Agents?

Cani: Roli i Crown Agents, ai ka qenë ndihmues, nuk ka bërë ai doganën. Marrëdhëniet me Crown Agents janë shumë të gjera. Janë marrëdhënie që kishin, që nga trajnimet, që nga riformatimet, që nga organikat, rregulloret edhe shkuaraja në terren. Na ka ndihmuar dhe kemi vlerësime për këtë punë të përbashkët.

Jeni të kënaqur prej tyre, ja vlejti bashkëpunimi?

Cani: Po ja vlejti

Do ta bënit prap?

Cani: Kjo nuk do të vazhdojë më vitin tjetër. Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si qeveri. E kemi riorjentuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë.

Nuk do të këtë një kompani gjeorgjiane që do të zëvendësojë britanikët?

Cani: Jo jo, deri tani jo. Këshilla mund të marrim nga gjithë globi.

Nga puna e Institucionit Tatimor sa të kënaqur jeni?

Cani: Puna e administratës tatimore, të pakëtën për nga niveli i të ardhurave është shumë më i mirë. Kuptohet edhe ato kanë pjesën teknike për të përmirësuar. Janë keq me pajisjet, të kenë një laptop. Ata janë shumë keq me kushtet.

Cani: Bashkëpunim mes tatimeve dhe doganave

Do bëhët bashkimi i tatimeve me doganat? E shikoni shpejt ju këtë?

Cani: Njëherë bashkëpunimi nuk është cështje a do të, është domosdoshmëri. Ne jemi të vendosur bashkim apo jo ne do të bashkëpunojmë. Do të bashkëpunohet ngushtësisht.

Ne do të ndjekim rrugën ligjore, po ecim në rrugën e bashkëpunimit.

Si është bashkëpunimi?

Cani: Nuk është në atë nivel që duam. Të dyja institucionet do të bëjnë hetim të përbashkët. Risku do të unifikohet, po tha dogana që ju jeni me risk, po e tha edhe tatimet që jeni me risk u fut në prioritetin e prioriteteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30395913124084
array(1) { ["section"]=> string(67) "ministri-cani-crown-agents-do-te-iki-ne-dogana-ka-kontrabande-31045" }