Ministri Cani: Ekonomia shqiptare nuk cënohet nga kriza greke. Konfirmon edhe guvernatori Sejko

Publikuar tek: ekonomi, më 16:12 30-06-2015 Ministri Cani: Ekonomia shqiptare nuk cënohet nga kriza greke. Konfirmon edhe guvernatori Sejko Shkelqim cani, minister i Financave

“Efektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll dhe ajo që po ndodh në Greqi nuk është lajm. Kemi pesë vite që ekonomia jonë po përshtatet me këtë gjendje. Ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndëshkoje në eksportet tona, po kjo është një çështje që duhet parë me kohë”.

Kështu është shprehur ministri i Financave Shkëlqim Cani në një konferencë me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Ndodh që të zhvlerësohet monedha...është një efekt i përzier, por supozojmë se do ulet eksport shqiptar në Greqi. Nuk bëhet fjalë që eksporti të ndalojë. Ndoshta duhet parë diçka për bankat shqiptare me kapital grek, si nga ana ligjore dhe nga ana e administrimit të tyre. Ne gjykojmë që këto banka janë në kontrollin e autoriteteve shqiptare. Të gjithë treguesit e sistemit bankar shqiptar dhe atyre grek, janë të konsoliduar dhe nuk ka asnjë rrezik për bankat shqiptare,” siguroi ministri Cani.

Njësoj e pa parë situatën edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë  Genti Sejko i cili tha se kriza greke nuk do të ketë ndikim negativ në Shqipëri duke pohuar se sistemi bankar nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë nga kriza greke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070350170135498
array(1) { ["section"]=> string(99) "ministri-cani-ekonomia-shqiptare-nuk-cenohet-nga-kriza-greke-konfirmon-edhe-guvernatori-sejko-14999" }