Ministri gjerman i Financave: Keqardhje për grekët, zgjodhën qeveri të papërgjegjshme

Publikuar tek: bota, më 18:10 16-02-2015 Ministri gjerman i Financave: Keqardhje për grekët, zgjodhën qeveri të papërgjegjshme

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble ka sulmuar qeverinë e re të Greqisë të kryesuar nga Syriza, kur është shprehur se grekët kanë zgjedhur një qeveri të papërgjegjshme.

Schaeuble është shprehur skeptik për mundësinë që zyrtarët e 19 vendeve që përdorin euron do të arrijnë marrëveshje mbi borxhin grek.

Schaeuble tha se Greqia duhet të kuptojë se e ka të pamundur që të bëjë sugjerime për mënyrën se si të tjerët të paguajnë edhe më shumë.

Ai ka shprehur keqardhje për vendimin e grekëve për të zgjedhur Syrizën në krye të qëverisë, por ka shtuar se Gjermania nuk dëshiron daljen e Greqisë nga zona euro.

"Më vjen keq për grekët, zgjodhën qeveri të papërgjegjshme, por ne nuk duam daljen e Greqisë nga euro," tha Schaeuble.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035799980163574
array(1) { ["section"]=> string(88) "ministri-gjerman-i-financave-keqardhje-per-greket-zgjodhen-qeveri-te-papergjegjshme-3549" }