Ministri Gjiknuri: Po përgatisim dosjen e “CEZ”, Berisha dhe Bode do kallëzohen penalisht

Publikuar tek: politike, më 23:42 03-11-2015 Ministri Gjiknuri: Po përgatisim dosjen e “CEZ”, Berisha dhe Bode do kallëzohen penalisht

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar sot se po përgatitet një dosje për çështjen e CEZ dhe se do të kallëzihen të gjithë drejtuesit politikë, duke përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Ridvan Bode etj.

 I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Gjiknuri deklaroi se kallëzimi i KLSH-së është një fletë-rrufe politike. Ai theksoi se reformat e energjisë e kanë nxjerrë sektorin nga kriza. Gjiknuri është përgjigjur edhe për akuzat e bëra nga Partia Demokratike, ndërsa për gazetarin Artan Hoxha, i cili ka publikuar disa dokumenta dhe video lidhur me këtë ngjarje, Gjiknuri është shprehur se gazetari dëshiron që procesi të dështojë

Dosja për CEZ është shumë e ndërlikuar, por publiku nuk është aq teknik dhe duhet të zgjedhim një gjuhë të thjeshtë. Pati një kallëzim ndaj jush pas auditit të KLSh. Ju trembi kjo?

Nuk më ka trembur se kjo është pjesë e një lufte politike. Është një fletërrufe politike për të sulmuar qeverinë shqiptare. Synohet të diskreditohet reforma në drejtësi. Kjo është një reformë qeveritare, dhe unë nuk kam asnjë merak, pasi kemi bërë gjënë e duhur, dhe kemi nxjerrë vendin nga kriza.

Keni parasysh masat shtrënguese?

Reforma përfshin gjithçka, masat, legjislacionin, zgjidhjen e problematikave. Një reformë që të ketë sukses duhet të ketë disiplinë financiare. Harakirin me energjinë elektrike, premtimet elektorale, e provuan qytetarët, dhe kjo e çoi vendin në vështirësi. Të paguash energjinë është një detyrim. Këto janë reforma strukturore. Baza e kësaj është pagesa. U reformua struktura e tarifës, u ndryshua dhe Kodi Penal. Më parë ka qenë kundravajtje penale mospagimi i energjisë dhe abuzimi më energjinë elektrike. Mbyllëm gropat e mëdha që ka patur ndaj HEC private. Këtë e ndërlidhëm me buxhetin e shtetit dhe stabilitetin financiar.

Kjo u zgjidh me paratë e shqiptarëve…

Nuk është kështu. Opozita bëri atë M.. e madhe, dhe atij që pastron i thonë mban erë.

Pse nuk e çoni në prokurori?

Se gjatë kohës që ishim në negociata për të gjetur një zgjidhje nuk mund të çonim në prokurori personat përgjegjës sepse do ishte disavantazh për ne. KLSH u mor për qëllimet e saj politike vetëm me marrëveshjen e mirëkuptimit. Pra pjesën e problemit i thotë politikës hetoje ti me komision parlamentar. Pse filloi kjo çështje?

Ne duhet të gjenim një zgjidhje për krizën energjetike dhe për sistemin e shpërndarjes. Humbjet 46%, arkëtimi nën 80%. Privatizimi, ishte palë edhe qeveria shqiptare. CEZ operonte në një treg të rregulluar. Sektori energjetik është sektor strategjik i rregulluar. Sektori energjetik lidhet me kostot e prodhimit, me mënyrën e tarifimit, me vendimet e ERE-s, etj.

KLSH thotë se dëmi është 470 mln euro, ju konsideroni një fletë-rrufe politike. Pse sa herë ka një raport që nuk iu pëlqen merreni me institucionin?

Përfundimet e këtij raporti i paralajmëroi Berisha në një seancë në fillim të shtatorit. Raporti ishte i pa përfunduar, ku e dinte Berisha? Raporti që ka sjellë KLSH nuk i përmend fare këto. KLSH duhet të ketë në gjetjet paraprake edhe pretendimet. Pse është një vlerësimi i njëanshëm? Nuk jep asnjë argument, megjithëse e ka detyrim ligjor. Nuk kanë bërë një auditim të tyre, i janë referuar një raporti të tonin. Opozita që flet tani duhet t’i bënte këto detyra brenda 60 ditëve nga heqja e licencës.

A ka pas vendim gjykate?

Nuk ka pasur vendim gjykate, por një vendim të ERE-s. Asnjë rekomandim nuk ka qenë ndërkombëtar dhe gënjejnë. Le të nxjerrin një letër ku BB paska thënë hiqi licencën çekëve dhe përzëri ata.

Çfarë duhet të bënte qeveria me CEZ që i hiqte energjinë spitaleve, ujësjellësve?

Prokuroritë e rretheve e quajtën të drejtë heqjen e energjisë dhe të gjitha këto ishin prova kundër qeverisë shqiptare. Ka shumë komunikime ku ndërhyrjet flagrante, mos ndërprisni energjinë në Kukës, mos ndërprisni se kemi zgjedhje dhe këto tregojnë për ndërhyrjet politike.

Këto janë publike…

Ky është një proces i filluar keq. Një privatizim i bërë keq. Qeveria ka ndryshuar 4 herë deklaratën rregullatore. Nuk mbajtën për arsye politike angazhimet që kishin marrë. Shkojmë tek KLSH. Thotë 205 mln dollarë kanë qenë detyrimet që i kishte CEZ-i, KESH-it dhe OST-së, ndërkohë që nuk përmend 500 mln dollarë të tjera të paarkëtuara. Çfarë paskemi falur ne?

Ju keni falur edhe kreditë…

ERE i ka njohur një pjesë. këto janë raporte që u bënë nga qeveria shqiptare. Sektori kishte nevojë për financime, ishte në krizë dhe po të mos gjenim një zgjidhje të shpejtë, duheshin investime. Duhej zgjidhje për të kapërcyer hemorragjinë financiare.

Basha e ka denoncuar marrëveshjen që në fillim.

E denoncuan deri në shtator të 2014, dhe ranë në pushim për një vit. Basha ka thënë se PD do ta çojë këtë marrëveshje në Kushtetuese, por nuk e kanë bërë këtë. Ranë në gjumë, e harruan. Vetëm për diversion politik filluan ta ngrenë si çështje, të ndihmuar nga skifteri i tyre në KLSH. E bënë për t’i dhënë peshë argumenteve të opozitës. E panë si një moment oportun politik.

Zërat thonë se kjo ka ndodhur për probleme brenda koalicioni?

Ata ndryshojnë edhe në deklarata. Kjo tregon se është politike. Ky është një koordinim i hapur, i deklaratave të PD dhe produktit të KLD. PD që është shkaktarja kryesore e konfliktit me CEZ bën këto sulme. Nuk do t’i marrë dorën qeveria jonë qeverisë së kaluar. Ata s’na morën ne dorën kur privatizuan OSHEE. Unë si qeveri mora votat e shqiptarëve për të qeverisur ndryshe. Si mundet KLSH të diskutojë autoritetin e qeverisë shqiptare për të marrë një vendim.

KLSH për çfarë është sipas jush?

KLSH nuk duhet të hyjë në gjykime të tipit racional, ose qeveria merr vendime të caktuara. Ata duhet të kryejnë auditimet.

A është e vërtetë që trashëguam një shoqëri të falimentuar, me borxhet që ajo kishte?

E morën përsipër bashkë me borxhet ashtu si ishte.

A ishte në shkelje kontrata e privatizimit?

CEZ humbi lekët e blerjes së aksioneve, 100 milionë euro. Vetëm kostoja e avokatit është 2 mln dollarë. Vendimet financiare janë sovrane të qeverisë shqiptare. Pse qe e rëndësishme kjo?

Pala shqiptare i ka marrë përsipër të gjitha, shqiptarët hanë të gjitha borxhet.

Shih çfarë marrëveshje kanë bërë këta. Auditi që do të bëjë për CEZ do të merret i mirëqenë. Në momentin që dolën humbjet në privatizim filloi konflikti. Pastaj ata përdorën metoda të tjera. Të gjitha këto borxhe, janë për të financuar hobin politik. Po nuk zgjidhe pronësinë mbi sektorin nuk të jepte njëri financim. Ku t’i gjeja unë financimet?

A duhet shqiptarët të paguajnë për këtë çështje?

Paratë nuk kanë vajtur. 200 mln euro ku u futën?

Pyetje nga qytetarët: Si ndihen shqiptarët kur ministri mbron vjedhjen prej 500 mln eurosh?

Kjo është një akuzë politike dhe ato 500 mln euro dëm kërkoja ish-qeverisë. Situata është shumë konkrete. Kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme që i hapi rrugë investimeve në sektorin e energjisë. Këto janë para që kanë qenë borxhe në sistem.

A është e vërtetë që kreditë nuk janë përdorur për qëllimet që janë marrë?

Kreditë ekzistojnë në bilance, që janë përdorur. Lekët janë marrë, një pjesë e investimeve janë bërë. 80 mln dollarë investime janë bërë. Këta që flasim për marrëveshjen, mua më thonë me çfarë të drejte Sali Berisha, Bode, Guxholli janë ulur në maj të 2012 dhe kanë bërë marrëveshje me çekët, marrëveshje të turpshme. I thanë nëse institucionet publike nuk paguajnë energjinë, ti nuk do paguash KESH-in. Grupi negociator mori një vendim historik, morën një vendim qeverie, po këta me ç’të drejtë? Vendimet merreshin në zyrën e Berishës dhe thjesht ratifikoheshin nga ERE. Qe një marrëdhënie qeveri-private dhe në këtë konflikt rregullator qe një martesë e shkuar dëm.

Pse nuk e latë të falimentonte?

Në sektorë strategjikë nuk njihet falimenti. Nuk ka kompani që furnizon popullatën me energji që njeh falimentin. Nga kjo pikëpamje KLSH nuk njeh legjislacionin. Çekët kanë qenë në diskutime me ta edhe për mënyrën e daljes, Exit i kontrolluar. Këta nuk zgjodhën këtë rrugë, zgjodhën rrugën e përzënies vetë pa u konsultuar me institucionet ndërkombëtare financiare.

Pse është bërë, pse kanë vepruar kështu sipas jush?

Sepse e shkaktuan vetë këtë katrahurë dhe në panik e sipër, sepse ishin para zgjedhjeve zgjodhën këtë rrugë. Puna është se ne erdhëm me vota për të qeverisur dhe duhet të bënim një zgjedhje. FMN na vuri një kusht: Sektori energjetik gropa më e madhe financiare që kërkonte zgjidhje të menjëhershme. Të gjitha paratë që akuzohemi ne se i kemi ndarë me CEZ janë këtu në Shqipëri. Institucioni nuk ia paguante CEZ-it, CEZ-i nuk ia paguante KESH-it. Vlera e privatizimit ka qenë 102 mln euro, është fshehur kjo. Këta se njohën sepse sipas auditit, aksionet dilnin zero. E treta u njohën vetëm 87 mln euro të kontraktuara, me fatura të pranuara edhe nga autoritetet të certifikuara nga ERE. E fundit nga akuzojnë për faljen e 205 mln euro kesh OST, po nuk përmendin të drejtat financiare.

Kush kishte detyrimin për t’i vjelë këto borxhe?

U bë marrëveshja e famshme unë s’të paguaj ty, ti mos ja paguaj CEZ. Nuk ka privat të funksionojë në Shqipëri nëse nuk ka mbështetjen e shtetit. Si do të mblidhen paratë e energjisë nëse shteti shkon në favor të debitorëve dhe atyre që vjedhin energjinë elektrike. Në një sektor të rregulluar ka të drejta dhe detyrime. Ka një marrëveshje ky t dyja palët kanë shkruar keq. Ishte një marrë dhënie të ftoheshin dhe ngroheshin. Unë ndëshkoj martesën e gabuar, korruptive, mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Kur erdha në Ministri unë kisha ca detyra. Na u desh të gjenim një zgjidhje të shpejtë. Qeveria hapi negociatat me vendim qeveria dhe e ratifikoi mbylljen e tyre në Kuvend.

T’i referohemi auditit të KLSH?

Aksionet do t’i marrësh siç janë, kur një kompani kërkon të çlirohet nga të gjitha barrat dhe veset, pas zgjidhjes së një konflikti. Këto janë pasoja juridike. Auditi është bërë për një qëllim tjetër. Këto gjetje thuhet se nuk janë përfundimtare, nuk janë rezultat i një audit të thellë, dhe nuk janë konfrontuar me pretendimet e palës çeke. BDO cilëson një emër anëtari, dhe thotë se potencialisht mund të përdoret dhe kjo metodë, por thotë se ne nuk jemi specialistë për këtë. Janë marrë në shqyrtim disa pretendime të bëra publike të çekëve. Çekët akoma nuk kanë çuar faturë për pretendimet në arbitrazh. CEZ është larguar në 20 janar 2013, ne e morëm detyrën në 17 shtator.

Por në shtator ka patur zgjedhje?

Qeveria e kaluar humbi zgjedhjet, por kjo nuk e pengonte të vepronte, dhe të bënte detyrat. Por jepnin koncesione, bënin privatizime. Dhe na lanë gropën që na u desh të mbulonim. Veprimet e kësaj qeverie këto dy vite e kanë justifikuar këtë ndërhyrje. Kemi mbledhur 200 mln euro nga borxhet e vjetra. Dhe janë kryer dhe investimet.

Sipas KLSH-së, ju keni qenë në dijeni se CEZ i ka paguar CEZ-it mëmë 1.6 mln euro dhe 4.7 mln euro dhe se po përgatitej për të ikur

Këta likuiduan kompaninë e mbledhjes së borxheve. Kjo është lista e çështjeve penale të prokurorisë.

Pse keni dhënë amnisti për drejtuesit e CEZ?

Kur zgjidh një konflikt heq dorë për të ngritur padi të mëtejshme, si puna e paqes. Borxhet janë në Shqipëri. Janë mes aktorëve dhe konsumatorëve shqiptarë. Ne për efekt të zgjidhjes njohëm vetëm 87 mln euro të faktuara. Të gjitha lekët e kredive janë të faktuara që janë në Shqipëri, le të citojë të kundërtën KLSH-ja.

Raporti i BDO-së është i njohur nga ju…

Raporti i BDO-së është i porositur nga qeveria shqiptare. Pse u quajtën zero aksionet e çekëve? Sepse thanë nga raporti e kemi zero.

A mund ta përdornit më mirë raportin?

Kjo qeveri bëri më të mundshmen brenda kuadrit kushtetues. Nuk është e vërtetë propaganda e këtyre që kemi falur. Prokuroria ka filluar të mbledhë materialet e saj dhe nuk e pengon asgjë që të bëjë hetim.

Ju besoni që CEZ është keqmenaxhuar? Do bëni kallëzim për drejtuesit e CEZ?

Ne po bëjmë kallëzim për drejtuesit politik, veprime dhe mosveprime të atyre që kanë pasur në dorë për ta monitoruar këtë problem, kanë bërë këtë maskaradë.

Kush janë atë?

Kryeministri i pari.

Do çoni në prokurori zotin Berisha?

Të gjithë, Boden e të tjerët. Jemi duke përgatitur një dosje. Shumë shpejt do e çojmë në prokurori.

Për drejtuesit e CEZ do përgatisni dosje?

Unë po flas për drejtuesit e institucioneve shqiptare. Me CEZ bëmë një marrë veshje. Nëse prokuroria sinjale, mund të bëjë hetime. Unë po flas për institucionet publike që nuk kanë bërë detyrën e tyre.

A do kishim fituar në arbitrazh?

Unë nuk jam marrë me arbitrazhin. Po shprehja është “me arbitrazhin fitojnë vetëm avokatët”, pasi është një rrugë e gjatë. Avokati ka thënë se mosveprimet e qeverisë në kohë e kanë dëmtuar çështjen, dhe nuk mund të garantohet fitorja e saj në arbitrazh. Nëse kostot janë shumë të larta, dhe nuk dihet nëse do fitosh atëherë, do mbeteshim edhe pa drita, që të kënaqej egoja e një njeriu që e çoi vendin në greminë. Dhe tani i thotë qeverisë shko të gremina që krijova unë. E përzunë vetë CEZ. E përzgjodhi Sahit Dollapi këtë, çekët thanë na keni përzënë vetë dhe e keni marrë parasysh këtë risk. Prokura e përfaqësimit në arbitrazh ndaj DIA-s është e pavlefshme, ose duhet të merret leja nga pronari i vërtetë që ishin çekët. I thotë palës shqiptare depozito 130 mln euro, ose prokura jote është e pavlefshme dhe DIA automatikisht do të fitonte çështje. A e shini çfarë kërcënimi kishim ne. Ka patur tendenca për të humbur çështjen dhe për të marrë këto para. Se ku do t’i gjenim këto 130 mln euro. U gjetën provat për falsitetin e kësaj marrëveshje me DIA. Kastriot Ismailaj kishte përdorur mashtrimin për të dyja palët.

Paratë janë ndarë mes kujt?

DIA është një skemë e pastër korruptive, mashtruese. Dokumentacioni i vënë në dispozicion nga çekët tregon se raporti i DIA është paraqitur në mënyrë të falsifikuar.

U vunë këto prova në dispozicion erdhi përfaqësuesja zyrtare, Rebeka Gaskin, hapni faqen e QKR-së dhe zonja tha këtu kemi të bëjmë me falsifikime dhe ne duam të tërhiqemi dhe Vjena po administron daljen nga kjo çështje.

Kush po korrupton kë?

Njeriu më i interesuar që shteti shqiptar të humbi është Berisha. Kjo qeveri ishte ajo që e arrestoi Kastriot Ismailaj. Ata nuk bënë asgjë.

Ju nuk e keni arrestuar për DIA-n apo jo?

Një nga akuzat është edhe për mashtrim për kontratën e DIA-s. Janë këto autoritete bashkë me prokurorinë që u përdorën për të goditur këtë skemë kriminale.

A ka ndonjë rrezik që të rihapet kjo çështje?

Këtu asnjë nuk ka nxjerrë ndonjë dokument.

Ka nxjerrë Z. Artan Hoxha

Le ta nxjerrë ai. Ai do që kjo çështje të shkojë keq. Është i interesuar. Le të nxjerri vendimin që zonja nuk ekziston më. Të nxjerrë certifikatën në QKR jo ca e-maile. Emri i zotit Meta nuk përmendet fare. Është spekulim i pastër. Nuk ka asnjë transaksion që implikon kryetarin e Kuvendit. Ka vetëm një implikim që e ka pohuar Berisha. Që u ndryshua çmimi i energjisë dhe që për këtë ka shkarkuar kreun e ERE-s. KESH-i që ishte emëruar nga Ilir Meta e ka kundërshtuar këtë vendim. Ka dhe një dyshim tjetër, hipotezë që kjo është bërë në marrëveshje të plotë mes Berishës dhe çekëve. Ngaqë nuk respektuan dot detyrimet, përdorën këtë formë korruptive për t’i ulur çmimin KESH-it.

Pse duhet të analizojmë këtë dhe nuk e çojmë në një hetim ndërkombëtar?

Hetimi ka filluar. Pse republikë bananesh është Shqipëria? Hetim ndërkombëtar nuk e njeh legjislacioni shqiptar. Këto janë banalitete. Pse kërkohet hetim ndërkombëtar, sepse e dinë që nuk do nxirret asgjë. Ç’është kjo, se po do hetim ndërkombëtar, do edhe gjykatë ndërkombëtare. Kryeministri ka bërë thirrje, doni ekspertizë ndërkombëtare për të ndihmuar organet e hetimit, le të bëhet. Ky është vend sovran.

Po politika i ka bërë institucionet të papëlqyeshme dhe të pabesueshme…

Prokuroria po heton. Kastriot Ismailaj është në burg. Akuzat janë bërë publike. Dokumentacioni është aty.

Do dalë prokuroria me një vendim, politika do thotë është politik…

Le të vejë Berisha në OKB.

Ka patur zëra se LSI ka kërkuar largimin tuaj?

Unë jam emëruar nga kryeministri i Shqipërisë, dhe me zotin Meta kam një marrëdhënie korrekte. Këto janë spekulime, qëllimi kryesor është krijimi i çarjeve në polici. Opozita nuk është shkëputur ende nga situata e zezë në të cilën e futën vendin.

Pse u implikua emri i Metës?

Berisha përfitoi për të krijuar një tymnajë, dhe për të diskredituar reformën më të suksesshme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në këto 2 vje,.

Si është e vërteta për rikonstruksionin e godinës së OSHEE?

Rikonstruksioni është më pak i kushtueshëm se qiraja.

Sipas opozitës tenderi ka qenë i paracaktuar?

Procedura e tenderit ka qenë transparentë, publike. Çdo palë ka të drejtë të ankohet. Që të fitosh një tender, nuk duhet të plotësohet vetëm çmimi. Por ka edhe kritere të tjera. Ky është një spekulim politik. KLSH mund edhe të hetojë, pa e bërë edhe këtë çështje politike. Unë nuk kam parë Kontroll të Lartë të Shtetit të bëjë rekomandime politike.

A ka patur investime në rrjet nga borxhi që kanë marrë nga FMN që do të paguhet nga qytetarët?

Paratë që kanë kontribuuar qytetarët shqiptarë, po përdoren për investime. 55 mln dollarë investime që i kishin munguar Shqipërisë. Dy punime në jug, në Orikum dhe Himarë për të zgjidhur 2 probleme gangrenë. Kontributi i qytetarëve nga një anë nga shëndoshur sistemin energjetik shqiptar dhe nga ana tjetër po u kthehen qytetarëve me investime.

Si është situata me borxhet?

HEC-et private nuk kanë më borxhe. Borxhet mes kompanive po zbuten. Jemi në negociata për borxhet me institucionet ndërkombëtare financiare për zgjatjen. Kemi një nivel humbjesh prej 30% mesatare. Kemi nivel arkëtimesh mbi 90%. Të gjitha këto po krijojnë garanci për një investim prej 450 mln dollarë deri në vitin 2020.

A keni ndërmend të rrisnin më tej çmimin?

Nuk do rritet çmimi. Investimet do të ulin kostot dhe në këtë mënyrë mund të ketë edhe ulje të çmimit.

Çfarë po bëhet me kompaninë ARMO në Ballsh, punëtorët janë pa rroga?

Kompania ARMO një nga gropat e privatizimeve që bëri qeveria Berisha. Edhe privatizimi i 4 HEC-eve zhvatje e pasurive shqiptare. ARMO ka qenë në një situatë të vështirë financiare për shkak të keqmenaxhimit. Ne bëmë një përpjekje pozitive duke siguruar furnizim për kompaninë ARMO por është një situatë e vështirë nga azerët. Sektori i energjisë është aset kombëtar, ARMO jo, nuk mund të ndërhyjmë si tek CEZ.

A ka borxh tatimor ARMO?

Organet tatimore kanë ndërhyrë. Kanë ngrirë asetet. Ne shpresojmë që investitorët të gjejnë një operator profesional për ta vënë këtë rafineri në punë. Është rafineri e vjetër, ka vështirësi.

Qeveria do krijojë lehtësitë e mundshme, do negociohet edhe me kompanitë e naftës për ta furnizuar. Është një gangrenë e trashëguar nga qeveria paraardhëse.

Bizneset ankohen për tensionin e ulët, dhe ngrenë shqetësime se rrezikojnë t’u dëmtohen aparaturat…

Tashmë po fillon vala e investimeve për të shmangur problematikat. Por nevojiten mbi 1 mld investime për të përmirësuar sektorin e shpërndarjes. Fokusi do jetë te zonat industriale në mënyrë që të garantohet cilësi. Por gjithashtu duhet të garantohet një treg i qëndrueshëm energjetik në vend. Unë jam në dijeni që ka shumë vendime gjyqësore ku është penalizuar operatori i shpërndarjes për shkak të dëmeve të shkaktuara si pasojë e tensionit. Problemet janë reale, sistemike, të trashëguara, por në sajë të mirëadministrimit të këtij sektori po bëhen përmirësimet e duhura.

Qytetarët pyesin a do ketë ndërprerje të energjisë edhe këtë dimër?

Këto janë pyetje absolute, dhe përgjigje absolute nuk ka. Nëse do ketë dimër të ashpër në nuk mund të garantojmë këtë. Edhe në Britani ndodhin këto gjëra. Sistemi ynë është i degraduar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja pasuria e 13 kryebashkiakëve të rinj, cash, prona dhe kredi
Letra e Ben Blushit: Po më sulmojnë ‘personazhet’ e mia »
Article Logic
Execution time: 0.02319598197937
array(1) { ["section"]=> string(91) "ministri-gjiknuri-po-pergatisim-dosjen-e-cez-berisha-dhe-bode-do-kallezohen-penalisht-24608" }