‘Ministri i Brendshëm’, Fleckenstein i shkon Metës në zyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:17 09-11-2018 ‘Ministri i Brendshëm’, Fleckenstein i shkon Metës në zyrë

Eurokomisioneri Knut Fleckenstein do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Fleckenstein dhe Meta do të takohen në orën 14:30.

 

Temë e takimit do jetë mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ana e Presidentit. 

Më herët në një konferencë mëngjesin e sotëm eurokomisioneri u shpreh se nuk e dinte arsyen e mosdekretimit dhe theksoi se Ministria e Brendshme duhet të jetë plotësisht funksionale.

“Nuk do të guxoja të merrja anë këtu. Duhet të kemi një Ministri të Brendshme funksionale, dhe që të jetë funksionale duhet të jetë dhe ministri i Brendshëm. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Unë i njoh të gjithë këta politikanë dhe e di që secili përpiqet të bëjë më të mirën në punën e vet”, tha eurokomisioneri Fleckenstein.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘PD merrte vota nga burgaxhinjtë me leje 10 ditore’, Dako i përgjigjet Bylykbashit: Në gjyq me vemjet e tjera të Lul Peshkut
Ngjarjet në Bularat, Shehu ‘sulmon’ Ramën: Deklarata të papërshtatshme, veshi petkun e ‘kapitulluesit’ »
Article Logic
Execution time: 0.014323949813843
array(1) { ["section"]=> string(62) "ministri-i-brendshem-fleckenstein-i-shkon-metes-ne-zyre-140888" }