“Ministri i Brendshëm të shkarkohet sapo të shkelë në Rinas”

Publikuar tek: politike, më 08:52 17-04-2016 “Ministri i Brendshëm të shkarkohet sapo të shkelë në Rinas”

Jo dorëheqje, por shkarkim të menjëhershmë të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, kërkon historiani i njohur Romeo Gurakuqi.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Gurakuqi shprehet se ministri dhe Policia e Shtetit kanë qenë të paafta për të vendosur kontrollin në të gjithë territorin, e për këtë sipas tij, nevojitet ngritja e një komisioni të specializuar hetimor.

Postimi i Romeo Gurakuqit:

Jo doreheqje, por shkarkimi i menjëhershëm i Ministrit të Brendshëm, duhet të jetë akti i parë, në momentin që "këmba" do ulet në aeroportin e Rinasit, së paku për paaftësinë sistematike në tre vite për vendosjen nën kontroll dhe dezintegrimin e "agjensive" ilegale që kontrollojnë hapësirat territoriale; E gjithë linja përgjegjëse e Ministrisë së Brendshme dhe e Policisë së Shtetit që ka qenë, së paku e paaftë me vendosë territorin nën kontroll nga veprimtaritë e rënda kriminale, duhet të vendoset nën një proces shqyrtimi nga një ekip i specializuar hetimor indipendent , i ngritur ad hoc, me marrëveshje pa kushte, i përbërë nga ekspertë dhe njerëz me autoritet publik të pacënueshëm.

Ndërkohë pritet një angazhim për vendosjen e një përshkrimi të hollësishëm të karakteristikave që duhet të ketë përgatitja shkollore, nota mesatare, kontributi pararendës, prejardhja e figurës, forca e karakterit, deklarimi me përgjegjësi ndaj ligjes, i një pyetësori të menduar mirë për CV e ndërlidhjeve, të ministrit të ri.

Rikthimi në Policinë e Shtetit të oficerëve që kanë kryer Shkollën e Policisë, me shkëputje nga puna, në kohën kur kryhej shkolla realisht, oficerëve me staturë profesionale, dhe integritet moral të spikatur, nga Policia Kriminale, do ishte një veprim urgjent i këshillueshëm. Vendosja nën kontroll e Laboratorit të Kriminalistikës, Policisë Shkencore, modernizimi i këtij nukli shumë të rëndësishëm, duhet të jetë një prej tendereve të parë më seriozë që duhet të bëjë Qeveria Shqiptare.

Boll ma! Në qoftë se kjo nuk ndodh, atëherë kemi të bëjmë me një grup të gjithpërfshirë me paramendim në krijimin e klimës së terrorit dhe kontrollit ilegal të shoqërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti shqiptar unazë me diamante gruas për ditëlindje: Kam 20 vjet që të bëj dhurata
“Nëse na mbyllni Facebook-un dhe Twitter-in do ketë protesta”, AK paralajmëron qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.015691995620728
array(1) { ["section"]=> string(64) "ministri-i-brendshem-te-shkarkohet-sapo-te-shkele-ne-rinas-37893" }