‘Ministri i Jashtëm’, Këshilli i Ambasadorëve thirrje Ramës: Rivlerëso kandidaturën, Gent Cakaj ka ngjallur pakënaqësi... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 17:47 11-01-2019 ‘Ministri i Jashtëm’, Këshilli i Ambasadorëve thirrje Ramës: Rivlerëso kandidaturën, Gent Cakaj ka ngjallur pakënaqësi... (E PLOTË)

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, reagon lidhur me emërimin e ministrit të ri të Jashtëm, gent Cakaj, dhe mosdekretimin e tij nga presidenti Ilir Meta.

Këshilli i Ambasadorëve, një organizatë e përbërë nga ish ministra të Jashtëm dhe ish ambasadorë i tërheq vëmendjen kryeministrit Edi Rama të bëjë transparente arsyet e vendimit të tij për të shkarkuar Ditmir Bushatin dhe emëruar zv.ministrin Gent Cakaj.

Në deklaratën për media, Këshilli i Ambasadorëve shprehet se emërimi i Gent Cakajt ka ngjallur shqetësim në një pjesë të madhe të opinionit publik dhe një pjese të anëtarëve të këtij këshilli. Për këto arsye i bëhet thirrje kryeministrit Edi Rama të rivlerësojë kandidaturën në fjalë.

DEKLARATA E PLOTË:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Mbi emërimin e ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Kohët e fundit Kryeministri i Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme në qeverinë që ai drejton, përfshirë këtu edhe shkarkimin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Zotit Ditmir Bushati dhe propozimin për në këtë post të zëvendministrit aktual, Zotit Gent Caka. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se është krejtësisht në të drejtën politike dhe kushtetuese të Kryeministrit të bëjë ndryshime në qeveri, në përputhje me vlerësimet që ai ka lidhur me arritjet apo dobësitë e njërit apo tjetrit nga ministrat. Por Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme. Nevoja për një transparencë të tillë buron nga roli specifik që ka institucioni i ministrit të jashtëm në përmbushjen e objektivave strategjike të shtetit shqiptar në këtë periudhë.

Viti 2019 do të jetë veçanërsiht i ngarkuar me sfida për diplomacinë tonë dhe në përgjithësi për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Me kryesoret e këtyre sfidave janë marrja e vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nga ana e Këshillit Euopian në fund të pranverës së ardhshme, përfundimi i shtyrë tej çdo parashikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë, përgatitje intensive, nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës së përshtatshme për marrjen e presidencës së OKB-së në vitin 2020, ndërtimi i një mirëbesimi të gjerë ndërkombëtar për të fituar të drejtën e anëtarit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitin 2022, gjë që kalon përmes një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballimi i këtyre sfidave disa nga të cilat janë thelbësisht të reja për politikën, diplomacinë dhe administratën e shtetit tonë, do të duhet të bëhet krahas kryerjes së detyrave të tjera dinamike që shtron zhvilimi në rritje i bashkëpunimit ndërkombëtar, për ta forcuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të paqes e të stabilitetit në rajon e në botë, duke e vënë njëherash politikën e jashtme më mirë në shërbim të një politike të brendshme zhvillimore, në përgjigje të aspiratave të shoqërisë shqiptare për rritje të mirëqënies, thellim të demokracisë dhe konsolidim të shtetit të së drejtës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren se kandidatura e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për të emëruar Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj, ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembullt për asnjë nga ministrat e jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimin publik të personalitetit të Zotit Caka si pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i tërheq vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar.

Tiranë, më 11 janar 2019

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « META refuzoi ta DEKRETOJË/ ‘Gent Cakaj i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës! Kush mund të bëhet ministër i Jashtëm’
Certifikata e sigurisë së Cakajt, PD: Rama e ka shndërruar DSIK në kioskë dezinformuese, pranoi që është shkelje »
Article Logic
Execution time: 0.01767110824585
array(1) { ["section"]=> string(128) "ministri-i-jashtem-keshilli-i-ambasadoreve-thirrje-rames-rivlereso-kandidaturen-gent-cakaj-ka-ngjallur-pakenaqesi-e-plote-148397" }