Ministri i Ramës “ngre në qiell” drejtoreshën e tij: Nuk e teproj kur flas për të (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:13 02-11-2017 Ministri i Ramës “ngre në qiell” drejtoreshën e tij: Nuk e teproj kur flas për të (FOTO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati e ka nisur ditën e tij virtuale duke vlerësuar dhe ngritur lart punën e një prej varteseve të tij në këtë dikaster.

Bushati ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm rolin e punës së drejtoreshës së Arkivit në ministri, Pranverën. Madje, Bushati shton se nuk e tepron aspak kur flet për punën e drejtoreshës, lidhur me ruajtjen e kujtesës institucionale.

“Shërbimi diplomatik i një shteti s’do ishte i mundur pa historinë e tij. Pranvera, drejtoresha jonë e Arkivit, vijon të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës institucionale, jo thjeshtë të një ministrie, por të popullit tonë. Ndaj nuk e teproj kur them që Puna e saj flet më shumë se sa fjalët e atyre që e pasqyrojnë atë!”, shkruan Bushati këtë mëngjes në rrjetet sociale. 

Pranvera u vlerësua me cmimin "heroinë e heshtur" në aktivitetin që i kushtohej barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të gruas në ditën e kombeve te bashkuara, aktivitet që u zhvillua në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme.

bushati.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067348480224609
array(1) { ["section"]=> string(89) "ministri-i-rames-ngre-ne-qiell-drejtoreshen-e-tij-nuk-e-teproj-kur-flas-per-te-foto-98058" }