Ministri i Ramës “sakrifikon” të dielën, zhvesh kostumin e zyrtarit dhe zbret në terren, shikoni ç’po bën larg Tiranës (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:46 29-10-2017 Ministri i Ramës “sakrifikon” të dielën, zhvesh kostumin e zyrtarit dhe zbret në terren, shikoni ç’po bën larg Tiranës (FOTO)

Fundjava u përket të gjithëve, pavarësisht statusit e profesionit, por për ministrin e Ramës kjo e dielë bën një përjashtim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka zbritur në terren dhe ka inspektuar punën që po kryehet për rehabilitimin e aksit rrugor Lin-Pogradec.

Ai ka parë nga afër punimet që po kryhen për këtë aks të lënë pas dore prej vitesh. Madje, Gjiknuri ka premtuar se projekte të tilla nuk do të zvarriten deri sa të përfundojnë.

“Gjatë inspektimit të punimeve në aksin Lin-Pogradec dhe tunelin në hyrje të qytetit. Do të përfundojmë rrugët e nisura, do të hapim ato rrugë që janë të financueshme dhe nuk do të ketë më projekt që do të mbetet zvarrë”, shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale dhe poston këto foto nga inspektimi.

22851710_1511265172328294_8556470359939904716_n.jpg

22814067_1511265842328227_8302336340435663803_n.jpg

22788908_1511264978994980_3797917556909987791_n.jpg

22814335_1511264828994995_2370876680896391587_n.jpg

22885815_1511265832328228_9127261729938149008_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068109035491943
array(1) { ["section"]=> string(125) "ministri-i-rames-sakrifikon-te-dielen-zhvesh-kostumin-e-zyrtarit-dhe-zbret-ne-terren-shikoni-c-po-ben-larg-tiranes-foto-97609" }