Ministri i Ramës shkon në Bruksel, pak para konferencës së përbashkët i bën një dhuratë të veçantë Federica Mogherinit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 15-11-2017 Ministri i Ramës shkon në Bruksel, pak para konferencës së përbashkët i bën një dhuratë të veçantë Federica Mogherinit

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka mbërritur sot në Bruksel, në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BaAshkimit Evropian.

Ndërkohë, në orën 11.00 është parashikuar që së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE të Punëve të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, zv.presidentja e Komisionit, Frederika Mogerini, Bushati të mbajë një konferencë të përbashkët.

Pak para konferencës, Bushati i ka bërë një dhuratë Mogerinit, dhuratë të cilën ministri e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

“Coloursofalbania dhuratë për miken time dhe të shqiptarëve Federica Mogherini”, shkruan Bushati.

Në këtë takim pritet të diskutohet për progresin dhe hapat e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

 

 bush.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069789886474609
array(1) { ["section"]=> string(123) "ministri-i-rames-shkon-ne-bruksel-pak-para-konferences-se-perbashket-i-ben-nje-dhurate-te-vecante-federica-mogherinit-99622" }