Ministri italian shmang komentin për lajmet e shtypit ndërkombëtar për bazat e ISIS-it në Shqipëri: Më ka shpëtuar

Publikuar tek: politike, më 15:29 20-01-2016 Ministri italian shmang komentin për lajmet e shtypit ndërkombëtar për bazat e ISIS-it në Shqipëri: Më ka shpëtuar Paolo Gentilioni

Ministri i Jashtëm italian shmang komentin për lajmet e shtypit ndërkombëtar për bazat e ISIS-it në Shqipëri. Paolo Gentiloni ka deklaruar sot se nuk mund t’i komentojë këto shkrime sepse kjo situatë i ka shpëtuar.

Megjithatë ai ka deklaruar se  asnjë vend nuk mund të jetë imun ndaj terrorizmit. Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së përbashkët të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë: Bushati dhe Daçiç.

Paolo Gentiloni

“Besoj që shqetësimi i rreziqeve të radikalizimit dhe terrorizmit është një shqetësim i përbashkët për qeveritë tona, të Italisë, Shqipërisë, Serbisë, të cilat janë të angazhuara në vendet e tyre, duke aprovuar norma ligjore më shtrënguese duke ndërhyrë në këtë çështje.

Është një realitet ku asnjë vend nuk mund të ndihet imun. Duhet një përgjigje e përbashkët që të përfshijë strukturat tona inteligjente. Është një vend ku unë sot ndihem i ftuar, në të cilin bashkëjetojnë shtetas që u përkasin besimeve të ndryshme fetare dhe kanë angazhim të rëndësishëm të luftës ndaj radikalizmit, që përbën një rol stabiliteti në rajon.

Unë nuk jam në gjende të komentoj këtë situatë të fundit, sepse ndoshta më ka shpëtuar po e dinë të gjithë se mungesa e stabilitetit dhe radikalizmit është i pranishëm në vendet tona, realitetet tona, në metropolet e vendeve të mëdha. Nuk i përket vetëm disa vendeve, sigurisht ka disa realitete që ndihen në rrezik që ka më shumë luftëtarë të huaj, nuk është rasti i Shqipërisë, Serbisë apo Italisë, po fenomeni i prek të gjithë, sikundër e kemi parë te aktet terroriste që kanë ndodhur së fundmi. Eshtë e vështirë të parashikohet prejardhja, nga qytete të mëdha, lindja apo fenomene që po piqen në rajonin e Ballkanit.

Vetë fakti që këto takime kryhen me sukses para së gjithash është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që ne kemi në të gjitha fushat Shqipëri-Serbi-Itali. Përbën një përparim mes Shqipërisë dhe Serbisë, përbën një element që i jep mundësinë nga shumë pikëpamje.

Marrëdhëniet ekonomike, furnizimi me gazin dhe energjinë. Projekti TAP është shumë i rëndësishëm.

Shqipëria është një vend kandidatat, Serbia ka çelur vjet dy kapitujt e parë. Ndjehemi krenarë dhe do të vijojmë të punojmë që të dy të ndjehen të përfshirë.

Kemi diskutuar për temat e radikalizmit, terrorizmit dhe nga ana tjetër duke hasur, natyrshëm, një bashkëpunim mes vendeve tona që do të jetë gjithnjë e më i fortë sa u përket shërbimeve të inteligjencës në luftën kundër terrorizmit.

Sikundër edhe emigracioni që ka patur së fundi vëmendjen serbe.  Të falenderoj Bushatin dhe Daçiçin për marrëdhëniet e shkëlqyera”

Ivica Dacic

‘Do doja të falenderoja kolegët e mi që kanë organizuar këtë takim. Kjo i jep një shtysë të veçantë.

Marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Shqipëria dhe Italia ne duhet t’i shfrytëzojmë. Është e rëndëishsme që të kemi një komunikim reciprok dhe të biem dakord për hapat e ardhshme.

Është e rëndësishme që ne të fillojmë të jemi një rajon, jo vetëm si emër, por në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Kur vjen fjala te kreditë ne nuk i kemi mundësitë financiare, të gjejmë mundësitë për financimin e projekteve, të gjejmë burimet dhe për t’i realizuar në praktikë se kanë rëndësi parësore për ne.

Të ketë dhe një takim për krizën migratore, do të shohim nëse kufijtë do të mbyllen apo do të ketë kontroll më të rreptë. Duke patur parasysh reaksionet zinxhir që do të ndodhin, çfarë do të bëjë një vend dhe një tjetër.

Ne do të sillemi në një mënyrë më evropiane, më evropiane se ç’kanë demostruar vendet e tjera. Duhet t’i zbusim marrëdhëniet tona në pikëpamje politike, me të gjitha vendet fqinje.

Nuk mjafton që ne të takohemi njëherë në vit, unë do përpiqem që në vjeshtë të organizojmë një takim të ministrave të Energjisë. Kemi qëllime të përbashkëta në fushen e gazit dhe na duhet të gjejmë burime të tjera gazi.

Ishte kënaqësi e madhe të isha këtu sot dhe të vazhdojmë me forcimin e bashkëpunimit tonë.’’

Ditmir Bushati

“Marrëdhënit tregtare mes Serbisë dhe Shqipërisë të forcohen më tej. Diskutuam edhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme që do të përballet rajoni ynë, samitin e Parisit, rolin dhe përpjekjet e Italisë duke qenë se Italia do marrë stafetën e organizimit të procesit të Berlinit.

Takimi i radhës do të jetë në Serbi, fusha e radhës të jetë jetë energjia dhe gjithë çështjet e radikalizmit dhe terrorizmit”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i LSI "shuplakë" të fortë qeverisë: Raporti i FMN sirenë alarmi për krizë në ekonomi, reflektoni sa më parë
Tërhiqet LSI nga kritikat ndaj qeverisë për raportin e FMN? Vasili: Është qëndrim personal i Luan Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.064947843551636
array(1) { ["section"]=> string(119) "ministri-italian-shmang-komentin-per-lajmet-e-shtypit-nderkombetar-per-bazat-e-isis-it-ne-shqiperi-me-ka-shpetuar-30509" }