Ministri Klosi merr çmimin “Histori suksesi” për vitin 2015

Publikuar tek: kulture-art, më 10:47 17-12-2015 Ministri Klosi merr çmimin “Histori suksesi” për vitin 2015

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, është vlerësuar me çmimin “Histori suksesi për vitin 2015”, për punën e kryer kryesisht me të rinjtë dhe raportet e krijuara me median. Vlerësimi është bërë nga “Albanian Excellence”, e cila në një mbrëmje gala i ka dorëzuar ministrit Klosi çmimin “Albanian Excellence- Histori suksesi 2015”.

Siç bën të ditur vetë “Albanian Excellence” në motivacionin e këtij çmimi, përzgjedhja e personaliteteve nga fusha të ndryshme si histori suksesi është bërë pas shqyrtimit të shumë propozimeve. “Vendosi t’Ju përzgjedhë si ‘Histori suksesi për vitin 2015’, si një politikan me një vizion të qartë  dhe për një politikëbërje koherente dhe të qëndrueshme. Si Ministër, Ju, në pak kohë gjatë vitit 2015, keni parashtruar një vizion të qartë në mbështetje të brezit të ri dhe keni krijuar alternativa të qëndrueshme në punësimin e tyre. Ju keni ditur të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe njerëzore me shtypin, duke qenë shumë transparent dhe i vëmendshëm me ta”, - thuhet në motivacionin shoqërues të këtij çmimi.

Gjatë mbrëmjes Gala bordi drejtues i Albanian Excellence shpërndau çmime, në fushën Politike, Sociale, Diplomaci, Sport, Biznes, Shëndetësi, Ekonomi, Shoqëri Civile, Botime, Muzikë, Televizion, Bujqësi, Drejtësi. Personazhet e përzgjedhur si “Histori suksesi 2015” janë personalitete, të cilat me veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2015, kanë ditur të japin impakt në shoqëri, sikundër  kanë arritur që përmes vullnetit të tyre intelektual të përçojnë më të mirën në komunitet. Gjatë mbrëmjes gala u bë dhe një prezantim i shkurtër me video i personazheve fituese. Bordi i Albanian Excellence që në fillim të vitit 2015 ka nisur punën dhe përmes një pune  hap pas hapi, vezhgimeve dhe sondazheve, ka arritur që në nje varg personazhesh, mbi bazën e votës së fshehtë, të përzgjedhë personazhet e vitit, të cilët janë personalitete dhe histori suksesi në fushën ku ata kanë ditur të ndërtojnë një histori të vërtetë suksesi. Kjo është hera e parë që organizohet një aktivitet i tillë dhe që pretendohet të kthehet në një event të çdo fundviti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Anastasimatari”, botohet libri me Muzikë Bizantine shqip
Tinka Kurti ka ditëlindjen. Artistja e madhe shqiptare bën… »
Article Logic
Execution time: 0.014631032943726
array(1) { ["section"]=> string(63) "ministri-klosi-merr-cmimin-histori-suksesi-per-vitin-2015-27969" }