Ministri Koka i përvishet punës, pastron plazhet e vendit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:03 11-04-2015 Ministri Koka i përvishet punës, pastron plazhet e vendit

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka vendosur që këtë fundjavë të angazhohet së bashku me disa të rinj në pastrimin e plazhit të Siplles në Kavajë. Ministri Koka ashtu si vullnetarët e tjerë me dorashka në duar ka pastruar rërën e këtij plazhi nga mbeturinat, në mënyrë që sezoni turistik ta gjejë atë të pastër nga mbetjet.

Ministri ka publikuar në profilin e tij në facebook, foto të këtij aksioni ndërsa shprehet se  angazhimi i qindra të rinjve dhe qytetarëve të thjeshtë deshmon që tashmë mjedisi është në qendër të opinionit publik.

“Një shoqëri e tregon nivelin e qytetarisë nga mënyra se si kujdeset për mjedisin që e rrethon. MInistria e Mjedisit po punon për të përmirësuar ndjeshëm standartin e jetës së qytetarëve por janë vetë shqiptarët ata të cilët kanë rolin kryesor në ketë mision dhe është kontributi i gjithësecilit prej nesh ai që do na bëjë të kemi një mjedis më të pastër, plazhe më të pastra, një Shqipëri më të pastër”, shkruan ministri Koka.

Ky aksion i Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit pritet të shtrihet deri në fillim të sezonit turisitk, por edhe gjatë tij në plazhet kryesore të vendit.

Lexo edhe:

Afron sezoni turistik, nis pastrimi i plazheve në vend

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19853210449219
array(1) { ["section"]=> string(61) "ministri-koka-i-pervishet-punes-pastron-plazhet-e-vendit-8461" }