Ministri Manjani merr me vete dy deputetet e reja dhe niset drejt Elbasanit (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 10:42 18-01-2016 Ministri Manjani merr me vete dy deputetet e reja dhe niset drejt Elbasanit (FOTO)

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka menduar që këtë të hënë të kryejë një aktivitet ndryshe nga të zakonshmit, kur shkon drejt zyrës së tij apo kur takon kryetarin Meta në Kuvend, ose edhe Ramën te Vila 30.

Ai ka menduar të marrë me vete dy vajzat deputete, të LSI-së: Kejdi Mehmetajn dhe Silva Cakën, për t’u nisur drejt Elbasanit.

Qëllimi? Të diskutojë me studentet e Universitetit ‘’Aleksandër Xhuvani’’ për Reformën në Drejtësi. Në një sallë të mbushur plot me studentë, Manjani ka bërë diskutime të hapura me ta, ndërkohë që drafti me ndryshimet kushtetuese është thuajse gati për t’iu dërguar Komisionit të Venecias.

Gjithsesi LSI-ja ka patur një propozim të ndryshëm nga partia me të cilën bashkëqeveris vendin PS, duke mos qenë dakord me organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë, rolin e ministrit të Drejtësisë etj.

 

yllimanjanielbasan

yllimanjanielbasan2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-ja dorëzon në Kuvend rezolutën për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit, por rrëzohet nga Konferenca e Kryetarëve
Blendi Fevziu vendos të flasë: E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion »
Article Logic
Execution time: 0.019428014755249
array(1) { ["section"]=> string(86) "ministri-manjani-merr-me-vete-dy-deputetet-e-reja-dhe-niset-drejt-elbasanit-foto-30280" }