Ministri Manjani shpjegon se "kujt i dha të drejtë Komisoini i Venecias"

Publikuar tek: politike, më 21:27 29-02-2016 Ministri Manjani shpjegon se

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, sipas Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani e vendos diskutimin për reformën në drejtësinë standarte profesionale dhe europiane.

Duke folur në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ai tha se nëse të gjitha palët e gjejnë veten të lumtur me përfundimet, është koha ta reflektojnë me vepra këtë lumturi.

Kujt i dha të drejtë Venecia?

Manjani: Që të mos e bëjmë këtë si ai diskutimi i vajtocave që rrinë dhe qajnë të vdekurin aty, ku secila qan hallin e vet, në fakt asnjëra nuk qan të vdekurin, raporti i Venecias është një raport profesional, gjykimi mbi standarte dhe jo mbi drafte.

Drafte mund të shkojnë shumë por standarti është një.Komisioni i Venecias në dyja rastet, që besojmë se ky do jetë edhe qëndrimi përfundimtar që do miratohet në seancën plenare të këtij Komisioni, e vendos praktikisht diskutimin në reformën për drejtësi në Shqipëri në standarte profesionale dhe europiane. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe besoj se është një raport i shumëpritur, nuk ka lidhje fare me diskutimin që kemi qejf të bëjmë ne këtu nën Shqipëri.

Një ekspert më tha sot se ka për të gjithë.

Manjani: Mirë është dhe kjo, është një qasje interesante. Nëse të gjithë ndohen të lumtur më këtë gjë, është momenti të fillojnë ta shprehin këtë lumturi.

Mendoni se mund të jetë Marsi kur do votohen paketa e ndryshimeve kushtetuese?

Nëse ka vullnet po, por nuk duhet të nxitohemi, të mos nxitohemi. Duhet koha për ta parë mirë, për ta miratuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama për fyerjen e deputetes së PD: I thashë motër, jo moster. Prenga dhe Doshi s’kanë analogji me Mziun e Kserën
Veliaj kapet keq me Sazan Gurin në Opinion, ja momenti i sherrit (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.023220062255859
array(1) { ["section"]=> string(76) "ministri-manjani-shpjegon-se-kujt-i-dha-te-drejte-komisoini-i-venecias-33863" }