Ministri notoi në pishinën e mafiozit, reagon Basha: Së shpejti edhe në Shqipëri

Publikuar tek: barometri, më 08:11 04-07-2018 Ministri notoi në pishinën e mafiozit, reagon Basha: Së shpejti edhe në Shqipëri

Reagon kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me postimin e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

 

Salvini, i veshur me një kostum banjo është larë sot në pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës ish pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian.

Ndërkohë, Basha përmes një postimi në Twitter, shkruan se era e ndryshimit të do vijë edhe në Shqipëri, duke shtuar se Rama dhe mafia shqiptare i frikësohen presionit të Italisë.

Postimi i Bashës:

Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpëjti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme.

Postimi i Salvinit:

Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031980991363525
array(1) { ["section"]=> string(85) "ministri-notoi-ne-pishinen-e-mafiozit-reagon-basha-se-shpejti-edhe-ne-shqiperi-126666" }