Ministri Panariti merr çmimin e mbajtjes së Presidencës së SWG

Publikuar tek: ekonomi, më 14:44 27-11-2016 Ministri Panariti merr çmimin e mbajtjes së Presidencës së SWG

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, mori pjesë në ministerialin e organizuar në Budva, Mali i Zi, takim ky i dhjeti i ministrave të bujqësisë për vitin 2016, të rajonit të Evropes Juglindore.

Takimi u çel me dorëzimin e presidences së SWG, nga Ministri shqiptar i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, tek homologu i tij malazez,  Budimir Mugosha.

Ministriat e bujqësisë të pranishëm në këtë takim, vlerësuan presidencën e radhës të mbajtur nga Ministria shqiptare e Bujqësisë, ndërkohë që Ministri Panariti u vlerësua me çmimin e mbajtjes me sukses të Presidencës së Asamblesë së SWG.

Ministri Panarati zhvilloi edhe disa takime, si me ministrin malazes, Mugosha, me Ministrin e Shtetit dhe të Bujqësisë së Hungarisë, Solt V. Nemeth, me Komisionerin e DG për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, John Clarke dhe përfaqësues të Ministrisë Feredale për Bujqësinë të Gjermanisë.

Takimi i radhës në Budva, kishte për qëllim bashkëpunimin rajonal dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare midis vendeve.

SËG (Standing Ëorking Group) është një platformë netëorku për vendet e Europës Juglindore, me fokus për Zhvillimin Rural Rajonal. Gjithashtu, SWG, në bashkëpunim me institucione të tjera ndërkombëtare, asiston në analiza në zhvillimin e politikave bujqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

pan1.jpg

pan2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023097038269043
array(1) { ["section"]=> string(68) "ministri-panariti-merr-cmimin-e-mbajtjes-se-presidences-se-swg-60841" }