Ministri Panariti në laboratorin e AKU-së në Durrës: Situata e sigurisë ushqimore është përmirësuar, inspektorët në terren për kontroll e monitorim

Publikuar tek: ekonomi, më 17:26 14-11-2016 Ministri Panariti në laboratorin e AKU-së në Durrës: Situata e sigurisë ushqimore është përmirësuar, inspektorët në terren për kontroll e monitorim

Ministri Panariti, Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho dhe Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit të BE në Tiranë, Jan Rudolph, panë nga afër funksionimin e zyrave të Drejtorisë Rajonale të Aku-së në Durrës, si dhe laboratorin, të ngritura këto me funancimin e BE-së, nëpërmjet projektit IPA 2010.

Pasi u njohën nga Drejtori Rajonal i AKU-së, Altin Murto dhe specialistët me laboratorët, Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti deklaroi se, “situata e sigurisë ushqimore është në rritje dhe inspektorët e AKU-së janë në terren për të kontrolluar e monitoruar.

“Falenderoj Bashkimiv evropian për investimin e bërë në këtë laborator, por edhe të tjerë të tillë në qarqe të tjera. Jam i lumtur që krijuam një kapacitet të tillë laboratotik, që i shërben sigurisë ushqimore”, deklaroi Ministri i Bujqësisë, duke theksuar se, “i gjithë sistemi është i ndërtuar sipas standardit evropian ‘nga ferma në tavolinë’. Doja te thoja që kemi bërë një hap të madh në konsolidimin e sigurisë ushqimore, si kusht dhe për integrimin e vendit në BE”.

Më pas, Z.Panariti shtoi se, ka ndryshuar filozofia, nga hirozontale në vertikale, nga ferma, nga stalla e sera, ushqimi monitorohet e ndiqet deri te konsumatori.

“Kjo përqasje do të na garantojë më shume, si dhe na afron me BE-në. Po përmbushim dhe detyrimin tjeter ndaj konsumatorit, në lidhje me kafshët dhe produktet e tyre, mish apo prodhim qumështi. Artikujt do të kenë barkodin, ku në të do të jete dhe historiku i kafshës, fermës apo zonës nga vjen. Brenda vitit që vjen do të jetë konsoliduar sistemi”, vijoi më tej ministri Panariti.

Ndërsa Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Znj.Erisa Xhixho, e cila mori pjesë në këtë aktivitet, u shpreh se ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare për qytetin e Durrësit ka kushtuar 460 mijë euro dhe ka si qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët. “Siguria ushqimore është një detyrim që ne duhet t’ia ofrojmë qytetarëve shqiptarë , prandaj ky është një prioritet i Bashkimit Europian i cili ka investuar dhe  do të vazhdojë  të investojë edhe me IPA 2016. Ky është një prioritet që ne duhet të përmbushim për të ecur më para me procesin e integrimit”, iha Znj.Xhixho.

Më pas, Shefi i Zyrës Politike i Delegacionit Evropian në Tiranë, Jan Rudolph, duke folur për sigurinë ushqimore, “si rëndësi kritike për shëndetin e konsumatorëve”, tha se, “është i nevojshëm një prezantim i tillë për të kuptuar, jovetëm rëndësinë e këtij problemi, por edhe përse BE e mbështet Shqipërinë për përmirësimin e sistemit fitosanitarm veterinar dhe të sigurisë ushqimore”. “Zbatimi i Acquis-së së BE-së në fushën në fjalë, është një prej detyrave më të vështira për shkak të vëllimit dhe përditësimit të shpeshtë të legjislacionit.

BE ka miratuar 71 milionë euro për periudhën 2016-2020, nëpërmjet programit IPARD, për të mbështetur investime të reja në prodhimih dhe përpunimin e ushqimeve”, deklaroi Rudolph.

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ndërtuar godina dhe laboratorë modern në 9 qarqe të vendit nga BE nëpërmjet Projektit IPA, me një investim total prej 5 milionë eurosh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039502143859863
array(1) { ["section"]=> string(147) "ministri-panariti-ne-laboratorin-e-aku-se-ne-durres-situata-e-sigurise-ushqimore-eshte-permiresuar-inspektoret-ne-terren-kontroll-e-monitorim-59490" }