Ministri Panariti: Zero tolerancë ndaj ndërhyrjeve në basene dhe sistemet ujore

Publikuar tek: ekonomi, më 15:22 17-01-2017 Ministri Panariti: Zero tolerancë ndaj ndërhyrjeve në basene dhe sistemet ujore

 “Zero tolerancë ndaj dëmtimeve, punimeve e ndërhyrjeve në sistemet ujore, në basene, lumenj e në ekosistem”. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë takimit që bashkë me Kryeinspektorin e Inspekektoriatit Qëndror, Z.Shkëlqim Hajdari, zhvilluan me inspektorët e 3 inspektoriateve të MBZHRAU, atij të Ujrave, Peshkimit dhe Inspektorët Veterinar. Në këtë takim ku u shpërndanë kartat e inspektorëve, të cilat janë të njësuara për të gjitha inspektoriatet, u deklarua dhe sistemi online i inspektimeve që do të kryhet nga tani e në vazhdim.

 Gjatë fjalës së tij, Ministri i Bujqësisë, Panarititi, duke folur për rëndësinë e takimit dhe iniciativën e ndërmarrë, deklaroi se, ka urdhëruar zyrtarisht, masa urgjente për të ndaluar e moslejuar më gërmimet në shtretërit e lumenjëve. “Jemi mbledhur sot këtu, për të nisur një proces të ri, një mënyrë të re dhe një përqasje tjetër në raport me mjedisin, me dëmet që po iu shkaktohen baseneve të lumenjëve, duke vënë çdo moment në rrezik përmbytjet e tokave bujqësore, të banesave, fshatrave etj”, deklaroi Ministri Panariti. Më tej, para inspektorëve, Ministri i Bujqësisë tha se, “do të bëjmë gjithëçka për të ruajtur mjedisin”

 “Masat do të jenë rigoroze dhe nuk do të lehohet më asnjë ndërhyrje që cënon ruajtjen e baseneve ujore. Ne kemi të njëjtën përqasje dhe me kryeinspektorin, me qellim që, të gjitha inspektoriatet të jenë në punë për mbrojtjen e ekosisitemit. Të shkatërrosh shtratin e një lumi, do të thotë të shkatërrosh tokat bujqësore, të dëmtosh turizmin, pasi në shumë zona ku ka lumenj, ka dhe turizëm të zhvilluar apo në zhvillim”, theksoi Ministri Panariti, sipas të cilit, “nëse ne lejojmë një situatë të tillë, është e kotë që investojmë në mbathjen apo riparimin e digave dhe argjinaturave, pasi lejimi i një situatë të tillë, shkatërron të gjitha investimet tona për parandalimin e përmbytjeve”.

“Ne po nisim një moratorium për mbrojtjen e baseneve urjore dhe shtretërve të lumenjve. Nga sot, do të fillojë një epokë e re për mbrojtjen e ekosistemit dhe lumenjëve tanë. Të gjithë ne, të gjithë ju që do të jeni në terren, zero tolerancë ndaj dëmtimeve, punimeve e ndërhyrjeve në sistemet ujore, në basene e lumenj”, vijoi Ministri Panariti.

Nga ana e tij, Kryeinspektori i Inspektoriatit Qëndror, Shkëlqim Hajdari, duke e falenderuar Ministrin Panariti për pritjen dhe nisjen e këtij njësimi kartash me inspektoriatet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, tha se, “me këtë iniciativë, duam të fillojmë një proces të rregullt ligjor, një proces i uniformizuar nga të gjitha inspektoriatet, me metodat ligjore. Nga sot ne shpërndajme kartat e inspektorit, karta që ju bëjnë ju më të fortë dhe më të paprekshëm”. “Nëse ju doni të punoni, në përputhje me ligjet dhe duke zbatuar detyrat tuaja me rigorozitet, me këtë kartë, ju jeni më të fortë, jeni të paprekshëm dhe askush nuk mund t’i bjerë telefonit tuaj e t’ju kërcenojë, të tentojë t’ju zbrapsë nga puna juaj”, shtoi Hajdari, duke folur edhe për inspektimet online, të cilat nga momenti i kryerjes në terren,  do të hidhen online në sistem nga vetë inspektorët.

Njësimi i kartave të inspektorëve, është unfirmizimi i tyre, pavarësisht insptoriatit ku ata punojnë. Ndërsa inspektimi online është hedhja në kohë reale e të dhënave, e inspektimit direkt nga aty ku e kryen inspektori.

Ndërkohë, Ministri Panariti, prej afro 10 ditesh ka udhëruar Inspktoriatin Shtetëror të Ujrave, për marrjen e masave urgjente dhe ndërhyrjen në të gjithë territorin e vendit, me qëllim ndalimin e masakrave në shtretërit e lumenjve dhe baseneve.

 

 panrr1.JPG

 panar2.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034919023513794
array(1) { ["section"]=> string(84) "ministri-panariti-zero-tolerance-ndaj-nderhyrjeve-ne-basene-dhe-sistemet-ujore-65783" }