Ministri shkrimtar, ana e panjohur e Dritan Demirajt

Publikuar tek: kulture-art, më 12:49 20-07-2017 Ministri shkrimtar, ana e panjohur e Dritan Demirajt

Një ushtarak karriere, pjesëmarrës në shumë misione ndërkombëtare, tashmë edhe një shkrimtar.

Dritan Demiraj, ministri teknik i Brendshëm pritet të promovojë librin e tij të rradhës. Një libër, ku ai hedh të gjitha përjetimet e tij në misionet luftarake kundër organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.

Më datë 27 korrik Demiraj pritet të promovojë në Tiranë librin e gjashtë të serisë së botimeve mbi Lindjen e Mesme, ku ka luftuar për një kohë të gjatë me forcat speciale.  

“Ngritja dhe rënia e shtetit Islamik ISIS”, titullohet këtë herë libri i rradhës dhe vjen si botim i “Albpaper”.

Eksperiencën e tij ushtarake ka vendosur ta përkthejë në një libër, e jo në thjesht një libër kujtimesh, por në një strategji të mirëfilltë, për të parandaluar një problem global, siç është terrorizmi islamik.

Dritan Demiraj ka udhëhequr shtatë misione “Eagle” në vendet me konfliktet më të nxehta në Afganistan dhe Irak duke marrë vlerësimet maksimale nga aleatët amerikanë atje, ndërsa është cilësuar nga amerikanët babai i Batalionit të Operacioneve Speciale. Aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm, i emëruar pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emisioni më i dashur i shqiptarëve “braktis” Top Channel për një tjetër televizion
Ermonela Jaho shpërthen në lot, shikoni surprizën që i bëjnë në mes të skenës në Madrid (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016962051391602
array(1) { ["section"]=> string(57) "ministri-shkrimtar-ana-e-panjohur-e-dritan-demirajt-86765" }