Ministri shqiptar flet për gruan e dhunuar: Si robinjë, brenda mureve të mbyllura

Publikuar tek: politike, më 14:36 10-12-2015 Ministri shqiptar flet për gruan e dhunuar: Si robinjë, brenda mureve të mbyllura

Ministri shqiptar rrëfen i prekur nga ajo që ka parë për gruan e dhunuar, që në fakt është e mbyllur brenda mureve të mbyllura të shtëpisë.

“Ka qëlluar babai vajzën, burri gruan, vëllai motrën…’’’, thotë ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.

“Edhe pse ka plot 25 vjet që jetojmë në hapësira shumë më shumë demokratike, në Shqipërinë moderne ka më shumë liri, por njëkohësisht ka dhe shumë më shumë dhembje. Ka kontraste të forta. Ka shumë më shumë gra të lira, të pavarura, por ka dhe viktima të dhunës në familje apo dhunës në rrugë. Askush nuk guxon publikisht të nëpërkëmbë një grua, por brenda mureve të mbyllura të shtëpive shumëkush është shpesh robinjë e fatit të “lig” të të lindurit grua. Fatkeqësisht, kemi akoma viktima edhe aty ku gjithkush duhet të ishte më i sigurt se kudo tjetër, në shtëpi, në familje. Kanë shkaktuar viktima ata që duhet të ishin mbrojtësit e tyre. Ka qëlluar babai vajzën, burri gruan apo vëllai motrën. Dhe kjo është dhimbja e madhe, e cila nuk zgjidhet dot vetëm me polici. Kjo është sëmundja që kërkon të bëhet mjeke e gjithë shoqëria shqiptare. Për të kuruar së pari veten e saj. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i të drejtave të grave është një proces dhe ato janë pjesë e një evolucioni të gjithë shoqërisë shqiptare. Ato shkojnë paralelisht. Sepse një grua e dhunuar është një shoqëri e cenuar!”, është mesazhi i gjatë i tij.

blendiklosidhune2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha komenton protestën: Një uragan! Flet edhe për Ramën dhe dhunën
Shthuret fjalori në PD, pas Bashës, Paloka: I thoni Erionit të sjellë mamin »
Article Logic
Execution time: 0.43387818336487
array(1) { ["section"]=> string(85) "ministri-shqiptar-flet-per-gruan-e-dhunuar-si-robinje-brenda-mureve-te-mbyllura-27436" }