Ministri teknik Demiraj si “Rambo”, merr helikopterin i vetëm dhe niset të inspektojë kanabisin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:35 12-07-2017 Ministri teknik Demiraj si “Rambo”, merr helikopterin i vetëm dhe niset të inspektojë kanabisin

Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka vendosur të dalë me helikopter për inspektimin e parcelave me kanabis në vend, krejt i vetëm.

Ndryshe nga misionet e mëparshme për monitorim nga ajri, ku avionët apo helikopterët kanë qenë të mbushur me zyrtarë të lartë, gazetarë dhe asistentë të tjerë, Demiraj ka fluturuar i vetëm, me përjashtim të pilotit dhe personit që i ka bërë foton në fjalë.

Ai shihet i medituar teksa hedh vështrimin nga dritarja ndërsa në bord duken sediliet boshe.

Ashtu si edhe “Rambo” i famshëm që mposhti krejt i vetëm një ushtri të tërë vietnameze, edhe ministri i Brendshëm teknik, ka zgjedhur të niset i vetëm në mision, ose ndoshta është shtyrë nga pasioni për të fluturuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022821187973022
array(1) { ["section"]=> string(98) "ministri-teknik-demiraj-si-rambo-merr-helikopterin-i-vetem-dhe-niset-te-inspektoje-kanabisin-85849" }