Ministri turk zhvillon intervistën e vështirë, por pendohet dhe e konfiskon, Deutsche Welle e padit

Publikuar tek: bota, më 18:46 26-09-2016 Ministri turk zhvillon intervistën e vështirë, por pendohet dhe e konfiskon, Deutsche Welle e padit

Pas regjistrimit të një interviste televizive për emisionin "Conflict Zone" me Michel Friedmann në Ankara, 5 shtator, ministri turk për Rininë dhe Sportet Akif Cagatay Kilic, e konfiskoi regjistrimin. Më pas ministria turke e shkeli një afat të vedosur nga Deutsche Welle për paraditen e një dite më vonë për të dorëzuar regjistrimin televiziv. Po ashtu edhe një afat i dytë i vendosur nga avokatë të Deutsche Welles u injorua nga pala turke. Tani Deutsche Welle ka ofruar padinë tek një gjykatë në Ankara.

Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg e dënoi veprimin e autoriteteve turke. "Ky procedim nuk ka të bëjë më me shtet ligjor dhe demokraci. Tani ne kërkojmë nga pala turke përmes rrugës ligjore dorëzimin pa vonesë të regjistrimit filmik."

"Conflict Zone" është një format televiziv mjaft i suksesshëm i Deutsche Welles në formën e intervistës. Bisedat e zhvilluara aty tërheqin vëmendje ndërkombëtare, sidomos në vendet nga vijnë të intervistuarit. Intervistat e zhvilluara në "Conflict Zone" janë konfrontuese, një luftë e fortë për pozicionim dhe për të vërtetën. Moderatorët Tim Sebastian e Michel Friedmann pyesin me këmbëngulje me pa u dorëzuar për ta bërë të qartë për publikun qëndrimin e të ftuarve.

Edhe kryeministri Edi Rama ka qenë pjesëmarrës në këtë emision.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033836126327515
array(1) { ["section"]=> string(103) "ministri-turk-zhvillon-intervisten-e-veshtire-por-pendohet-dhe-e-konfiskon-deutsche-welle-e-padit-54173" }