Ministri ynë e refuzoi 2 herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për shtetësi shqiptare, xhudistja e përshëndet nga Rio me medaljen e artë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:38 08-08-2016 Ministri ynë e refuzoi 2 herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për shtetësi shqiptare, xhudistja e përshëndet nga Rio me medaljen e artë

Aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani, sjell në vëmendje faktin që në vitin 2008, atëhere kur ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte Ylli Pango, xhudistes Majlinda Kelmendi iu refuzua dy herë nënshtetësia shqiptare që ajo e kërkoi me ngulm.

Por mbrëmë Kelmendi na bëri krenarë të gjithëve duke rrëmbyer medaljen e artë në Rio De Janeiro e duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

“Në 2008 shteti shqiptar refuzoi dy herë kërkesën e Majlinda Kelmendit për të marrë nënshtetësi shqiptare. Përgjegjësi i atëhershëm i Ministrisë së Sporteve në Tiranë që duhej të firmoste relacionin u shpreh: "Majlinda Kelmendi s'është potencial per t'u bere ndonjë sportiste kulminante"! Majlinda më pas, arriti të marrë nënshtetësinë shqiptare vetëm në rruge informale, fal ngulmit dhe dëshires së saj për ta patur atë me çdo kusht! Ndërkohë që sot ai "specialisti" i sportit po luan tavëll me ndonjë seli partie politike....Majlinda e përshëndet nga Rio me një Medalje të Artë!!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007194995880127
array(1) { ["section"]=> string(138) "ministri-yne-e-refuzoi-2-here-kerkesen-e-majlinda-kelmendit-per-shtetesi-shqiptare-xhudistja-e-pershendet-nga-rio-me-medaljen-e-arte-49088" }