Ministria e Brendshme komenton raportin e DASH, Gjebrea: S’jemi më vend në vëzhgim për trafikun njerëzor

Publikuar tek: politike, më 13:54 28-07-2015 Ministria e Brendshme komenton raportin e DASH, Gjebrea: S’jemi më vend në vëzhgim për trafikun njerëzor Elona Gjebrea

Ministria e Punëve të Brendshme ka komentuar sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili sqaronte se Shqipëria ndodhet në kategorinë 2 të vendeve për trafikun e qënieve njerëzore, ku e katërta  përfaqëson shtetet më të prekura.

Elona Gjebrea, zëvendministrja e Brendshme tha sot se raporti rendiste 22 arritje të qeverisë në luftën e qënieve njerëzore.

“Në këtë raport renditen më shumë se 22 arritje konkrete në luftën kundër qënieve njerëzore. Renditet në kategorinë e vendeve që kanë shënuar arritje. Vendet ndahen në kategori  1, 2, 3-vende në vëzhgim dhe 4.

Qeveria shqiptare e gjeti në 2013 në vendet në vëzhgim, duke e ngritur një kategori më lart. Ata që bërtasin sot për përmbushjen e standardeve, tregojnë që më së paku se kanë lexuar raportin, Këta që bërtasin me deklarata politike, plot 6 herë nuk I kanë plotësuar standardet. Progres në ndjekje penale, luftën për ndërgjegjësim. Është rritur forca goditëse 6 herë më shumë. Në 2014 është rritur me 5 herë numri i vendimeve të gjykatave ndaj trafikantëve. Në 2015 janë zbuluar 125 viktima, 32% më shumë se 2013, nga 94 që ishin. Qeveria  mbështet për herë të parë OJF-të. Kemi ofruar shërbim shëndetësor falas për viktimat e trafikut. Ministria e Brendshme Falenderon DASH për bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër krimit. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore me çdo kusht”, tha Gjebrea.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti i DASH, Meta: Të luftohen pa kompromis të inkriminuarit dhe trafikantët
Për kë deputet të dënuar flet SHBA dhe cila është historia e tij? »
Article Logic
Execution time: 0.15186285972595
array(1) { ["section"]=> string(108) "ministria-e-brendshme-komenton-raportin-e-dash-gjebrea-s-jemi-me-vend-ne-vezhgim-per-trafikun-njerezor-17158" }