Ministria e Bujqësisë jep me qira tokat në Bushat, këto janë vlerat

Publikuar tek: ekonomi, më 11:07 23-08-2016 Ministria e Bujqësisë jep me qira tokat në Bushat, këto janë vlerat

Këtë herë Ministria e Bujqësisë ka nisur procedurat për dhënien me qira të tokave në Bushat të Shkodrës.

Janë 263.5148 ha tokë në fshatin Rranxa në Komunën e Bushatit Shkodër që do jepen me qira.

Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 4,293,808 lekë/vit ose 16,294 lekë hektar në vit.

Sipas njoftimit të publikuar nga ministria e Bujqësisë, ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen, ndërsa  sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 357,817 lekësh, duhet të dorëzohet së bashku me ofertën.

Ministria e Bujqësisë njofton se asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë më datë 7 shtator 2016

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025161027908325
array(1) { ["section"]=> string(72) "ministria-e-bujqesise-jep-me-qira-tokat-ne-bushat-keto-jane-vlerat-50588" }