Ministria e Bujqësisë jep toka me qira në disa zona

Publikuar tek: ekonomi, më 13:00 05-08-2016 Ministria e Bujqësisë jep toka me qira në disa zona

Ministria e Bujqësisë ka vijuar dhënien e tokave shtetërore me qira për qëllime të zhvillimit të bujqësisë.

Në proçedurat e dhënies me qira janë përfshirë 45 hektarë tokë bujqësore në Libofshë të Fierit.

Toka të tjera janë dhënë në Krutje, Buçimas në Pogradec dhe në Lushnje.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 558,090  lekë në vit ose 12,185 lekë për hektarë në vit.

Rregullat e kërkojnë që ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

Nga fundit i 2014, ministria e Bujqësisë ka organizuar mbi 40 ankande për rreth 2000 hektarë tokë bujqësore në zonat më pjellore të vendit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023690938949585
array(1) { ["section"]=> string(57) "ministria-e-bujqesise-jep-toka-me-qira-ne-disa-zona-48847" }