Ministria e Financave refuzon kërkesën e bizneseve fasone për përjashtimin e nënkontraktorëve nga TVSH-ja

Publikuar tek: ekonomi, më 14:54 23-06-2016 Ministria e Financave refuzon kërkesën e bizneseve fasone për përjashtimin e nënkontraktorëve nga TVSH-ja

Ministria e Financave refuzon kërkesën e bizneseve fasone për përjashtimin e nënkontraktorëve nga TVSH-ja

Biznesi fason ka bërë një kërkesë për përjashtimin e nënkontraktorëve nga TVSH-ja, por ka marrë përgjigjje negative nga Ministria e Financave.

 Në përgjigjen zyrtare që financat i kanë kthyer Dhomës Kombëtare të Veshjeve thuhet se propozimi për përjashtimin nga TVSH për nënkontraktorët e biznesit fason bie në kundërshtim me nentin përkatës “Përjashtimi i veprimtarive të tjera” në ligjin 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar”.

Në përgjigjjen e Ministrisë së Financave thuhet se Direkriva e BE-së nuk e trajton  me TVSH të përjashtuar furnizimin e shërbimit të nënkontraktorëve për kontraktorët nën regjimin e përpunimit aktiv.

Një nga kërkesat e industrisë fason, në kuadër të një pakete për nxitjen e këtij sektori, ishte që nënkontraktorët të kenë trajtim të njëjtë me kontraktorin kryesor sa i përket rimbursimit të TVSH-së .

Biznesi ka kërkuar në takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave që nënkontraktorët të faturoheshim me TVSH zero, por  paketa e re nuk do të ketë asnjë lehtësim për nënkontraktorët!

Aktorët e tregut pohojnë se aktualisht subjektet primare që furnizojnë të tretët i paguajnë ata pa TVSH-në (dmth 20% më pak) me premtimin që TVSH-në  do ia kalojnë kur të rimbursohen nga shteti. Si rrjedhojë, subjektet e vogla marrin me pak para dhe janë në varësi të kontraktorit kryesor. Subjektet që furnizojnë të tretët automatikisht si procedurë duhet ta kalojnë pjesën e kontrollit, që të marrin rimbursimin e TVSH-së.  

Ministria e financave në shkresën e saj premton vetëm thjeshtim të procedurave të rimbursimit të TVSH-së, me qëllim lehtësimin e rimbursimit automatik të TVSH-së dhe përmbushjes së afateve ligjore.  Brenda 30 ditëve të rimbursimit të TVSH-së, në dobi të eksportuesve, duke synuar nxitjen e eksporteve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020067930221558
array(1) { ["section"]=> string(111) "ministria-e-financave-refuzon-kerkesen-e-bizneseve-fasone-per-perjashtimin-e-nenkontraktoreve-nga-tvsh-ja-44369" }