Ministria e Kulturës i vë “kapak” 2016-ës me skandalin e rradhës, Forumi për Trashëgiminë: UNESCO të ndërhyjë për të shpëtuar Butrintin

Publikuar tek: kulture-art, më 16:17 30-12-2016 Ministria e Kulturës i vë “kapak” 2016-ës me skandalin e rradhës, Forumi për Trashëgiminë: UNESCO të ndërhyjë për të shpëtuar Butrintin

Ndërkohë që të gjithë janë përfshirë nga atmosfera e festave dhe organizimet e detajuara të ministrive respektive një ndërhyrje amatoreske po ndodh me muret antike të Butrintit.

Instituti i Monumenteve të Kultures dhe Ministria e Kulturës hesht përballë kësaj batërdie ndërsa Forumi për Mbrojtjes e Trashëgimisë Kulturore ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të UNESCO-s për të shpëtuar Butrintin.

“Ndërkohë në Butrint muret antike po ringrihen me metodën e avllive të IMK-së. Këto foto të ditëve të fundit dëshmojnë për cilësine e punimeve në murin e rrëzuar para pak kohësh nga shirat. Firma e kontraktuar po e ringre murin pa zhdukur efektet që provokuan rënien e tij; pra pa bërë asnjë skarpatë paraprake të drenuar në mënyrë që shirat e rëndë eventuale të mos krijojnë presion. Dhe kjo ndërhyrje amatoreske ndodh në një trakt mesjetar të bërë me pjesë të murit antik. Tashmë është e kotë që tëpresesh reagim nga Ministria e Kulturës e nuk mbetet shpresë tjeter veçse që të ndërhyje UNESCO për të shpëtuar Butrintin”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

s1.jpg

s2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mesazhi i fortë i Reshat Arbanës për shqiptarët: Të nesërmen s’e ka të sigurt asnjë, sot është dita e fundit t'i shohim njerëzit që duam (Video)
Performanca baba e bijë më e klikuara për 2016-ën te “Kultura” »
Article Logic
Execution time: 0.022861003875732
array(1) { ["section"]=> string(137) "ministria-e-kultures-i-ve-kapak-2016-es-me-skandalin-e-rradhes-forumi-per-trashegimine-unesco-te-nderhyje-per-te-shpetuar-butrintin-64241" }