Ministria e Tahirit i përgjigjet Alibeajt: Tellall i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, puna flet qartë

Publikuar tek: politike, më 14:46 03-01-2016 Ministria e Tahirit i përgjigjet Alibeajt: Tellall i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, puna flet qartë Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratës së kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD Enkelejd Alibeaj, i cili bëri bilancin e ngjarjeve të ndodhura në këto ditë të vitit të ri, nga aksidentet deri te vrasjet. "Bilanc tragjik e cilësoi Alibeaj" ndërsa evidentoi mungesën e shtetit sipas tij.

“Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. Edhe pse të kapur në flagrancë në mënyrë të përsëritur si gënjeshtarë,  SHQUP-istët nuk e ndalin dot vesin e përbaltjes së Policisë, edhe në ato raste kur nuk ka vend për politikë”, thotë ministria e drejtuar nga Tahiri në reagimin e saj.

“Puna e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, flet shumë më qartë e fortë se çdo deklaratë politike. Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit, janë aq evidente sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP-it të mbledhura bashkë, nuk e fshehin dot. Sumet politike të këtij lloji, janë konfirmimi më i mirë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë”, përmbyll deklaratën ministria e Brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 viktima në 2 ditë, Alibeaj bën bilancin dhe rendit secilën nga ngjarjet
350 lekë për çdo fjetje në hotel, ja si ndryshojnë taksat për banesat, bizneset dhe truallin »
Article Logic
Execution time: 0.010564088821411
array(1) { ["section"]=> string(102) "ministria-e-tahirit-i-pergjigjet-alibeajt-tellall-i-gatshem-i-zyrave-te-shqup-it-puna-flet-qarte-29064" }