Ministria i përgjigjet akuzave të PD-së: Konçesioni për hekurudhën ligjor dhe i hapur

Publikuar tek: politike, më 15:59 26-10-2015 Ministria i përgjigjet akuzave të PD-së: Konçesioni për hekurudhën ligjor dhe i hapur

Ministria e Transportit dhe Infrastukturës ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se konçesioni për hekurudhën Vlorë-Fier e ka marrë djali i nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.

Sipas ministrisë, deklaratat e bëra nga opozita janë “keqinformuese dhe nuk tregojnë realitetin”.

Në një njoftim për shtyp, bëhen të ditura edhe të dhënat kronologjike në lidhje me këtë konçesion, që tregojnë sipas ministrisë se Agjensia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor deri në datë 30 korrik 2015, rreth 50 ditë.

“Ndërsa fituese u shpall oferta e vetme, që erdhi nga bashkimi I kompanive “ALB STAR” shpk dhe “Matrix Construction” shpk”, tha ajo.

Të dhënat për këtë konçesion:

Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fier - Ballsh dhe Ballsh - Vlorë do të jepet me konçesion për një periudhe prej 25 vjetësh, brenda së cilës do të përfshihen: Periudha për rehabilitimin e segmenteve hekurudhore dhe periudha e operimit.

Investimi parashikon rinovimin e linjës dhe investime për mirëmbajtje dhe mjedisin. Pas shqyrtimit të Draft Studimit të Fizibilitetit, me Urdhër Ministri 54, 10 Prill 2015, është miratuar studimi i fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.

Në datë 18 Maj 2015, Komisioni i Dhënies së Konçensionit, i paraqet Ministrit relacionin e hartimit të Dokumentave Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit 125/2013 dhe VKM 575/2013; dhe vendimin e datës 19 Maj 2015 për miratimin e këtyre dokumentave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama zgjedh ish- vartësen si këshilltare ekonomike, ishte folur për Andis Harasanin
Del video, çfarë flasin Rama dhe Fevziu në prapaskenë (Biseda e zbardhur) »
Article Logic
Execution time: 0.012465000152588
array(1) { ["section"]=> string(90) "ministria-i-pergjigjet-akuzave-te-pd-se-koncesioni-per-hekurudhen-ligjor-dhe-i-hapur-24005" }