Ministria me emërtesën e Berishës: A e dinë Rama dhe Nikolla?!!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:10 02-02-2017 Ministria me emërtesën e Berishës: A e dinë Rama dhe Nikolla?!!

Me të ardhur në pushtet kryeministri Edi Rama bëri edhe disa ndryshime në disa prej emërtesave të ministrive. Konkretisht, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) vendosi ta quajë Ministria e Arsimit dhe Sporteve duke e parë të panevojshme shkencën si shtojcë të këtij emërtimi.

Zyrtarisht, prej 2013-ës kjo ministri mori emërtimin Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) por nëse hyn në faqen zyrtare të kësaj ministrie, është ende emërtimi që i ka vendosur ish kryeministri Berisha (MASH).

Janë në dijeni vallë kryeministri Edi Rama dhe zonja që drejton këtë ministri, Lindita Nikolla?! Mesa duket, ende jo por urojmë ta qartësojnë këtë punë dhe të na shpjegojnë: Na duhet apo jo ajo e uruar shkencë në këtë të uruar ministri?

maaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024976968765259
array(1) { ["section"]=> string(65) "ministria-me-emertesen-e-berishes-a-e-dine-rama-dhe-nikolla-67453" }