Ministrit Panariti i mbahet fryma teksa flet ‘’Live’’ në TV

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:53 07-01-2016

Ministrit të Bujqësisë Edmond Panaritit i merret fryma në një lidhje ‘’Live’’ me televizionin shqiptar, teksa është duke shpjeguar situatën e përmbytjeve në lumin Shkumbin për News24.

Panariti ndodhet në terren, duke orientuar ekipin se si të menaxhojë situatën e krijuar dhe ndërkohë ka qenë i detyruar të japë informacion për publikun.

“Argjinatura e Shkumbinit gjë që bëri që uji të depërtojë…. Presioni i madh iujrave nuk u mbajt dot nga argjinatura….Tani u ça dhe hidrovori që ishte në gjendje pune…’’, ka thënë me ndërprerje e duke iu marrë fryma Panariti.

Duke kuptuar edhe vetë vështirësinë për të folur nga terreni në një situatë të tillë, Panariti ka kërkuar një moment të dytë për një lidhje tjetër, ndërkohë që gazetari në studio i ka thënë ‘’Po zoti ministër flasim më vonë’’

“Unë do kërkoj më vonë, pak më vonë Bledi…’’, e ka mbyllur këtë raportim të vështirë Panariti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087389945983887
array(1) { ["section"]=> string(61) "ministrit-panariti-i-mbahet-fryma-teksa-flet-live-ne-tv-29366" }