Ministrja britanike: Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, s’ka asnjë lidhje me Britaninë e BE

Publikuar tek: politike, më 09:27 25-04-2016 Ministrja britanike: Shqipëria vendi më i varfër në Evropë, s’ka asnjë lidhje me Britaninë e BE Elisabeth Truss, sekretare e shtetit per ushqimin ne Britani paraqitet me nje editorial ne median britanike ku flet per Shqiperine

Elisabeth Truss, sekretare e shtetit për ambientin dhe ushqimin, në një koment për Times i është përgjigjur fushatës disa ditore nisur në Britani për daljen nga BE, duke marrë për subjekt Shqipërinë.  

“Të kopjosh Shqipërinë nuk është një ambicie” është editoriali i ministres britanike ku Shqipëria përshkruhet jo si një vend prosper për në Bashkimin Evropian, por si një vend i varfër, madje, më i varfri në Evropë.

“Do të ishte qesharake të braktisësh gjithë këtë (dhe jep argumentat e përfitimit nga BE) për një marrëveshje siç e ka Shqipëria ashtu siç është propozuar nga ata që udhëheqin fushatën e largimit nga BE. Shqipëria jo vetëm është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe nuk ka asgjë të ngjashme me Britaninë por morën edhe 6 vjet për të negociuar. Nuk kanë akses të plotë në tregtinë e lirë e të vetëm të 500 milionë njerëzve – që do të thotë më pak investime, më pak vende pune dhe çmime më të larta – dhe këtë marrëveshje e ka vetëm për të hyrë në BE” shkruan ministrja britanike Truss.

Sipas asaj që shkruan ministrja, fatura e humbjeve vetëm në tregun e shërbimeve do të arrijë 100 miliardë pound nëse aplikohet modeli shqiptar i negocimit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rilindja di të numërojë lekët, por s'di të numërojë njerëzit’’, Blushi pritet me duartrokitje në Peshkopi (VIDEO)
Çfarë bëri Erion Veliaj javës që shkoi »
Article Logic
Execution time: 0.018290996551514
array(1) { ["section"]=> string(99) "ministrja-britanike-shqiperia-vendi-me-i-varfer-ne-evrope-s-ka-asnje-lidhje-me-britanine-e-be-38601" }