Ministrja e Integrimit Gjosha vlerëson OSBE-në, reagon zv.kryeministri Peleshi: S'duhet të mbajmë qëndrim

Publikuar tek: politike, më 13:00 21-09-2015 Ministrja e Integrimit Gjosha vlerëson OSBE-në, reagon zv.kryeministri Peleshi: S'duhet të mbajmë qëndrim Klajda Gjosha dhe Niko Peleshi

Në kohën kur në Shqipëri ka qejfmbetje të mëdha sa i përket punës së prezencës së OSBE-së pas publikimit të raportit konfidencial, ku përmendeshin Edi Rama, Sali Berisha,  Ilir Meta dhe 31 deputetë si të lidhur me krimin dhe bizneset e tyre miliona euroshe, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e vlerëson.

Edhe pse ka një tentativë për të ‘’dërguar në shtëpi’’ prezencën e OSBE-së dhe ambasadorin Raunig, madje së fundmi u pezullua nga detyra edhe ambasadori ynë në OSBE Spiro Koçi, sot ministrja e Integrimit Klajda Gjosha foli për rolin konstruktiv të OSBE-së. Sipas saj OSBE-ja dhe bashkëpunimi me të është i mikpritur.

“Organizatat kombëtare kanë një kontribut të çmuar në vendin tonë. Mikpritëm raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Bashkëpunimi me OSBE është i mikëpritur’’, tha Gjosha.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, i cili ka deklaruar se nuk duhet mbajtur asnjë qëndrim ndaj OSBE-së dhe as të diskutohen projektet e saj.

"Nuk shikoj një arsye për të diskutuar projektet e OSBE-së. Është një mision i rëndësishëm. Për ngjarjet e fundit s’besoj se duhet të mbajmë qëndrim", tha Peleshi.

Kurse për emigrantët sirianë Peleshi tha se Shqipëria nuk po bën negociata për të marrë refugjatë. “Shqipëria dhe vendet fqinjë nuk janë vende pritëse, po tranzit, ne nuk jemi as pritës as tranzit mund të jemi në të ardhmen një vend tranzit, por jo pritës”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:QEVERIA PERGATIT LARGIMIN E OSBE-SE NGA SHQIPERIA, SHKAK RAPORTI KONFIDENCIAL QE NJOLLOSTE POLITIKEN

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Je zyrtar dhe s’merr kupon? Mos e bëj, rrezikon vendin e punës. Ja urdhri i ri i Ramës
“Sajmir Tahiri e kishte në pronësi makinën kur Habilajt trafikuan drogën’’ , PD nxjerr dokumentet e TIMS »
Article Logic
Execution time: 0.10839509963989
array(1) { ["section"]=> string(109) "ministrja-e-integrimit-gjosha-vlereson-osbe-ne-reagon-zv-kryeministri-peleshi-s-duhet-te-mbajme-qendrim-21300" }