Ministrja e Ramës frymëzohet nga historia e Demokratit: Është një shembull për të gjithë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:51 28-09-2017 Ministrja e Ramës frymëzohet nga historia e Demokratit: Është një shembull për të gjithë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është befasuar nga historia e një të riu, duke e ndarë me të gjithë në rrjetet sociale.

Është fjala për historinë e Demokrat Llocit, 19 vjeç, i cili u rrit në në Shtëpinë e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’ dhe sot pas progrmeve të integrimit është instruktor noti dhe ka nisur jetesën e pavarur.

“Historia e Demokratit është një histori suksesi që buron nga puna e mirë e shërbimeve tona të mbrojtjes sociale, por njëherësh, është një rast frymëzimi për shumë të rinj që me mbështetje e vullnet, mund t’ja dalësh!
Demokrat Lloci është 19 vjeç dhe deri pak kohë më parë jetonte në Shtëpinë e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Falë programeve të mbështetjes dhe riintegrimit, ai ka gjetur punë dhe strehim. 
Demokrati sot është instruktor noti dhe ka nisur jetesën e pavarur, duke u kthyer në një shembull pozitiv dhe frymëzues për bashkëmoshatarët e tij që rriten në shtëpitë tona të përkujdesit”, shkruan ministrja.

 

 

oger.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24732208251953
array(1) { ["section"]=> string(93) "ministrja-e-rames-frymezohet-nga-historia-e-demokratit-eshte-nje-shembull-per-te-gjithe-93984" }